Prodhimi rus i gazit në Poloni është ndalur, raporton Reuters, duke cituar mediat polake Polsat News dhe Onet.pl, shkruan e pavarura MekuliPress.

Gazi hyn në Poloni nëpërmjet tubacionit Yamal nga Bjellorusia. Polonia ka thënë vazhdimisht se nuk do të përmbushë kërkesën e Rusisë për të paguar gazin që e blen nga Gazprom në rubla. Rusia e vendosi këtë kërkesë pas pushtimit të Ukrainës dhe sanksioneve kundër monedhës ruse.

Në orën 21.30, Ministria Bullgare e Energjisë njofton poashtu se Gazprom ka njoftuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz nga 27 prilli, raporton Reuters.