Sa e bukur je

Ah!…. me trëndafil të tërkuq më ngjason dashuria
tek papritur, qershoresh, lulon
ah!… më ngjason me melodi dashuria
q’ëmbëlsisht, nazeplot, ninullon.

Dhe sa e bukur je, o dashuria ime,
po kaq më është e thellë, dashuria për ty…
do të dashuroj, o zemër e zemrës sime,
deri sa të shterrojë edhe i fundmi gji.

Deri sa të shterrojnë, gjithë gjiret, ylli im
sa të shkrijë, dielli, çdo shkëmb:
do të të dua – ta them – pëllumbthi im
Vetëm ty do të dua dhe kjo nuk më tremb!

Tani të le shëndet… e vetmja Dashuri
Tani, të ndarjes këngë do të këndoj…
Por dije do të kthehesha tek Ty
sikur me mijëra milje të duhet të përshkoj!

/Robert Burns/

Shqipëroi: Vasil Çuklla

By