Të fjeturit më shumë se shtatë ose tetë orë në ditë vjen me një shans të theksuar për vdekje të parakohshme. Të paktën sipas një studimi. Kërkuesit analizuan të dhënat e 74 studimeve të mëparshme që përfshinin më shumë se tre milion njerëz dhe zbuluan se ata që flinin më shumë se dhjetë orë, kishi

n 30% më shumë mundësi të vdisnin parakohe se ata që flinin tetë orë. Për më tepër, qëndrimi në shtrat për më shumë se dhjetë orë, ishte i lidhur me një shans të rritur me 56% vdekjeje nga tromboza dhe një shans të rritur me 49% vdekjeje nga një sëmundje kardiovaskulare.Cilësia e ulët e gjumit lidhej me një shans të rritur me 44% për të zhvilluar sëmundje të zemrës, sipas studimit të publikuar në Journal of the American Heart Association. 

Studiuesi kryesor, Dr Chun Shing Kwok nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë në Mjekësi i Universitetit të Keele, tha: “Gjumi i parregullt është shenjë e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe i duhet kushtuar më shumë vëmendje edhe gjatësisë, edhe cilësisë së gjumit gjatë konsultave me pacientët. 

“Në gjumë ndikojnë një sërë faktorësh kulturorë, shoqërorë, psikologjikë, patofiziologjikë dhe mjedisor si kujdesi ndaj fëmijëve apo anëtarëve të tjerë të familjes, oraret e ndryshueshme në punë, sëmundje fizike ose mendore.” Studimi, i cili përfshinte dhe kërkues të tjerë nga universitetet e Leeds, Machester dhe East Anglia, raportoi se kërkimi mund të jetë i cunguar, pasi oraret e gjumit u vetëraportuan nga subjektet dhe se sëmundjet mendore ose fizike mund të kenë ndikuar në oraret ekstreme.”

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress