Pas shkrimeve, fjalëve e zhargoneve të dominuara me plot emocion, e me pak ose me asnjë fakt, për Akademik Rexhep Qosjen, Albin Kurtin dhe për të pavarurën MekuliPress, redaksia jonë e pa të arsyeshme të merr një mendim më të thellë, ndoshta më të sinqertë, nga z. Sali Rexhaj për këto publikime që po qarkullojnë nëpër mediat sociale. Kjo për hir të lexuesve por edhe për hire të faktorit “argument”.

Më poshtë intervista telegrafike me z. REXHAJ për MekuliPress, e cila fatkeqësisht, përsëri është një itervistë që ka shumë emocion e subjektivizëm, e pak, ndoshta aspak fakt.


MekuliPress: Zoti Rexhaj na thuani ca fjalë për MekuliPress, në veçanti për komentet e juaja rreth Rexhep Qosjes, Albin Kurtit dhe të pavarurës MekuliPress?

Përse mendoni se Kosovën “e merr dreqi i Malit të Zi për 10 vjet”?


Rexhaj: Une Vv e konsideroj parti antishtet dhe ne sherbim te interesave serbe e ruse ne Kosove. Shto ketu edhe interesat otomane e te shteteve islamike.
Sa per Qosjen, vet fakti se i ka marre vetem 1% te votave ne Kosove, mjafton te shifet se qka mendojne kosovaret per te.
Ndersa per mekulipress mendoj se eshte vene ne sherbim te Vv dhe kundershtareve te shtetit te Kosoves. Ne nje menyre eshte si TANJUG ne kohen e Millosheviqit.
Sa i perket Malit te Zi, dihet qe Qosja, Kurti po edhe ti Gezim, vini nga atje. Pse jeni bashkuar, kete na e thuani me mire ju vet.

MekuliPress: Si e mendoni Qeverinë e ardhshme të Kosovës?
Sa i perket qeverise se ardheshme, nuk pres asgje te mire. Qe tani po shihet se nuk jane partner te sinqerte as qe u intereson shteti po pushteti. Sidomos Vv-es.
Por shpresoj se punojne mire ne interes te shtetit e qytetareve, sepse mundesi e hapsire kan mjafte. Nese kan vullnet. Une nuk e dua fare Vv, por nuk jam i çmendur qe ta deshiroj deshtimin e shtetit te Kosoves, vetem per tu lenaqe me deshtimin e Vv.


Me respekt,
Sali Rexhaj.