Samiti Berlinit / Bosnja & Kosova
29.04.2019,

Krahas përcaktimit te Strategjisë se 20 vjeçarit të ardhshëm për BE, e sfiduar nga Brexit dhe influencimi Rus në rajon, përmes shantazhimit industrial dhe mundësisë së Polexit.

Shto kësaj dhe tendencat e integrimit të Turqisë në BE, përafrimit të sajë me Rusinë, rrezikut të përafrimit po ashtu, të Spanje me Rusinë, atëherë do kemi triplet-BE-në në atë Britanike, Franko-Gjermane, dhe Ruso-Turke me mundësin e bashkëngjitjes se Spanjës sikur mos ta kishte friken e shkëputjes së Catalonias, me mbështetjen e Britanisë.
Ndaj, samiti i Berlinit krahas kësaj Strategjie të njëzetvjeçarit për zhvillimin e stabilizimin e BE, do te qoj edhe në “eliminimi” politik të klanit Dodik-Vuçiq & Co, që projekton shpërbërjen e Bosnjës.
Ekipi Dodik dhe homologet e ekipit të madh në Serbi, Kosovë e Shqipëri që po projektojnë po ashtu lëvizje kufijsh, popujsh, e shkëmbim territoresh, janë jashtë realitetit strategjik të sanksionuar me marrëveshje ndërkombëtare.
Bosnja është shtet i mbrojtur nga marrëveshje ndërkombëtare si dhe i konsoliduar mbi ketë marrëveshje në Dejton ‘95, dhe garancinë e NATO.
Me të njëjtën doktrinë, i janë qasur edhe Kosovës në kontekst rajonal ekipi i madh “made in Vuçiq & Co”.
Marrëveshje ushtarake NATO Milosheviç e njeh Kosovën në tersin territoriale të pacenueshme.
Rambujeja po ashtu e njeh Kosovën në identitetin ekzistues territorial kur u plotëfuqizua kjo marrëveshje ndërkombëtare me garancinë e SHBA dhe NATO.
Pakoja Ahtisarit kërkon një marrëveshje me garanci ndërkombëtare.
Teoritë e argatëve për ndarjen, shkëmbimin, ndryshimin etj. të kufijve, territoreve a popullsisë, demantohen nga fakti se “…Leposaviqi nuk iu mor Kosovës as me vendimet e Berlinit 1878…sb” e nuk iu dha as nga Rankovici, teori te cilën po përpiqen ta lansojnë të hendikepuarit e politikes sot.
Ndryshimi i strategjisë së BE për stabilitet rajonal dhe global, ne krijimin e kushteve për demokracitë e reja me theks te shteteve te dala nga shpërbërja ish Jugosllavisë, do të jet detyra që do dale si strategji e zhvillimit të BE në 20 vjeqarin e ardhshëm.

Hisen Berisha, Oficer ushtarak /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress