Rezultatet e forta financiare u mbështetën nga kërkese e lartë për çipe kompjuterike çka çoi në rritjen e çmimeve në tregjet globale.

Fitimet e Samsung u rritën ndërsa miliona njerëz punuan nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit.

Prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve tha se fitimet në tre mujorin e dytë të 2020-ës u rritën me 23% krahasuar me një vit më parë.

Rezultatet e forta financiare u mbështetën nga kërkese e lartë për çipe kompjuterike çka çoi në rritjen e çmimeve në tregjet globale.

Qendrat e të dhënave gjithashtu kanë zgjeruar kapacitetet e tyre për të mbështetur punën dhe mësimdhënien nga shtëpia.

Edhe kompanitë rivale si SK Hynix dhe Micron Technology patën rritje të fitimeve dhe të ardhurave.

Konkurrenca në segmentin e smartfonëve do të shënojë rritje ndërsa i kthehemi normalitetit gradualisht gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Në Prill OnePlus prezantoi modelet e reja. Në Shtator Apple prezanton iPhone 12 dhe Google prezanton Pixel 5 një muaj më vonë. Më 5 Gusht Samsung do të zbulojë gjeneratën e re të Galaxy Note.