Sëmundjet e zemrës janë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vendin tonë, duke shkaktuar rreth 60% të vdekshmërisë.  Në shumë raste, krizat e zemrës mund të jenë edhe fatale, madje kanë filluar të shfaqen edhe te të rinjtë. Normalisht që nuk duhen neglizhuar vizitat apo konsultat me mjekun, dhe është i domosdoshëm një stil jetese sa më i shëndetshëm. Më poshtë MekuliPress ju sjellë 4 këshilla për një zemër sa më të shëndetshme.


1. Hiqni dorë nga pirja e duhanit
Pirja e duhanit është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës, kështu që gjëja më e mirë është të hiqni dorë sa më shpejt për një zemër më të shëndetshme. Rreth një vit pasi ta keni lënë duhanin, rreziku për një atak në zemër do të përgjysmohet. Kështu që kërkoni ndihmë dhe këshilla nga mjeku juaj për ta lënë sa më shpejt pirjen e duhanit.

2. Mbani në kontroll peshën tuaj
Duke qenë mbipeshë mund të rrisni rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, të ulët në yndyrë dhe sheqer, dhe konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, të kombinuara me aktivitet fizik të rregullt. Nëse jeni mbipeshë, provoni planin për të humbur kilogram.

3. Mos konsumoni shumë yndyrë
Në momentin që konsumoni ushqime që kanë nivele të larta yndyre të ngopur, jeni të predispozuar që niveli i kolesterolit në gjak të rritet. Për pasojë rreziku që të prekeni nga sëmundjet kardiovaskulare, rritet. Kështu që zgjidhni të konsumoni produkte mishi dh qumështi me yndyrë të ulët.

4. Mos e teproni me kripën
Për të ruajtur presionin e shëndetshëm të gjakut, mos përdorni kripë në tryezë dhe provoni të shtoni më pak në gatimin tuaj. Sapo të mësoheni me shijen e ushqimit pa kripë të shtuar, ju mund ta eliminoni zakonin e konsumimit në sasi të mëdha. Por duhet të kini kujdes për nivelet e larta të kripës në ushqimet e gatshme. Kështu që kontrolloni etiketat e ushqimit pasi nuk duhet të ketë më shumë se 1.5gram kripë (ose 0.6gram natriumi) për 100g. Të rriturit duhet të hanë më pak se 6gram kripë në ditë në total, pra rreth një lugë çaji. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress