Opozita serbe e drejtuar nga Dragan Gjilas, kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të serbëve të Kosovës në qendër të të cilit ka qenë mbijetesa e tyre si komunitet.
Pa ta lufta do të humbiste kuptimin , është shprehur Gjilas.
Ai ka propozuar disa masa si shtim investimesh në prodhimin lokal dhe fuqizim i universitetit të Mitrovicës.
Në takim kanë qenë Zdravko Ponos i partisë Qendra-Zemër, Zoran Lutovac i Partisë Demokratike, i cili ka bërë thirrje për krijimin e një alternative politike ndaj Listës Srpska në Kosovës që sipas tij do të duhet t’i japë fund korrupsionit të aksit Beograd-Kosovë.
Robert Kozma i Frontit të Majtë të Gjelbër dhe Momcillo Trajkoviç i Forumit Kombëtar Serb, të gjithë kanë folur për nevojën e një lëvizjeje autentike të serbëve të Kosovës.
Lista Srpska ka marrë goditje dhe është diskredituar si zgjatim ushtarak i Serbisë me sulmet terroriste të Basnjkës më 24 shtator 2022.