Serbët në veri të Kosovës kanë vendosur një mbishkrim në urën Bërnjak dhe në digën e Liqenit të Ujmanit, me të cilat i dërguan një mesazh mbështetje presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Mesazhet u dërguan për shkak të angazhimit për paqe, përparim në rajon dhe angazhimit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton b92.

Në urë u shfaq një banderolë me mesazhin në anglisht “Presidenti Trump, Serbët e Kosovës ju falënderojnë që sollët paqen”.

Siç thuhet, banderola ishte vendosur në digën e Liqenit të Ujmanit dhe aty shkruhet “Liqeni Trump”.

Ndryshe, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kishte propozuar që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.