Presidenti i Serbisë, nacionalisti Aleksandar Vuçiq, ka thënë para gazetarëve në Bruksel, se takimi trepalësh me kryeministrin Albin Kurti dhe diplomatët e BE-së, përfundoi pa sukses.
“Bisedimet përfunduan pa sukses në kuptimin e gjetjes aë një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se Serbia ka pranuar propozimin e kompromisit të BE-së.
“Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, kështu tha Vuçiq, sidoqoftë Kurti nuk do pranon asnjë nënshtrim nga Serbia e as nga Brukseli, thekson MekuliPress.
Vuçiq ka thënë se Kurti refuzon formimin e Asociacionit dhe thotë se “Asociacioni mund të themelohet vetëm duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, të mos ketë të drejta ekzekutive siç ka thënë në një letërkëmbim Federica Mogherini e po ashtu të bazohet në një oped të shkraur nga gabriel Escobar e Derek Chollet”.
Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.
Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.