Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.

Serbia i ka pranuar dokumentet e Republikës së Kosovës çka bën që të mos ketë më pengesa për lëvizje të lirë mes dy vendeve.

Këtë e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Kemi një marrëveshje. Në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për poseduesit e dokumenteve të Kosovës dhe Kosova u pajtua
që të mos i kërkojë ato për poseduesit e dokumenteve të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.