Vështroj si i cmendur një shall pis të zi
Dhe shpirtin e ftohtë ma mbyt nj’angushti.

I ri kur kam qenë, plot vrull, guximtar.
Një greke të bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Një natë po pinja me miq në gosti,
Kur portes trokiti nj’i lig jahudi.

“Ti pi e dëfrehesh” cifuti më tha,
“por grekja e bukur, të shkoi e të la”

I dhashë të holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur të vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Mëshira më flinte këtu mu në gji.

Dhe porsa e pashë, oh, pragun e saj
M’u erren krejt sytë, m’u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzën qe mua s’më ndjen.
Në krahë e pushtonte plot afsh një armen.

Prap syte m’u erren e thika gjëmoi
Ai as të puthuren dot s’e mbaroi.

Kufomën e shtyva me këmbë. Pastaj,
Vajtova mbi vajzën, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal…
Më vdiq dhe kjo greke më shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s’iu desh ai më,
Celikun e thikes e fshiva me të.

Dhe skllavi kur nata gjithë gjurmët i humb,
Kufomat e tyre i hodh në Danub.

Q’ahere nuk puth sy te bukur më jo,
Dhe netë gëzimesh q’ahere nuk njoh.

…Vështroj si i cmendur un’ shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohtë ma mbyt nj’angushti.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress