Komentet e Trump erdhën pasi SHBA vendosën Huawei në listën e zezë të tregtisë. Kompanitë Amerikane nuk shisnin dot komponentë Huawei pa licenca të veçanta.

SHBA do të aprovojë tregtinë me Huawei por në mënyrë të kufizuar

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të japë licenca për kompanitë të cila ti shesin produkte dhe teknologji Huawei vetëm nëse nuk kërcënohet siguria kombëtare duke lënë industrinë dyshime rreth produkteve që mund ti shiten Huawei.

Në përpjekje për të ringjallur bisedime tregtare me Kinën, Presidenti Amerikan Donald Trump muajin e kaluar tha se kompanitë Amerikane do të lejohen si shesin produkte Huawei që është prodhuesi më i madh në botë i kompanive teknologjike.

Komentet e Trump erdhën pasi SHBA vendosën Huawei në listën e zezë të tregtisë. Kompanitë Amerikane nuk shisnin dot komponentë Huawei pa licenca të veçanta.

Menjëherë pas këtij urdhri, industria Amerikane e semikonduktorëve loboi pranë qeverisë Amerikane për tu lejuar shitjen e sendeve, produkteve dhe teknologjive jo sensitive për Huawei.

Shumë observerë thanë se vendimi i fundit i qeverisë Amerikane ka mungesë qartësie sidomos pas komenteve lehtësuese të Trump në Japoni.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar vazhdimisht Huawei për vjedhjen e pronësisë intelektuale Amerikane dhe shkeljen e sanksioneve me Iranin. Gjithashtu ka bërë përpjekje që ti mbajë edhe aleatët larg teknologjisë së Huawei, sidomos asaj të infrastrukturës 5G.

SHBA-të thotë se teknologjia e Huawei në infrastruktura kyçe si ajo e komunikimit mund të përdoret nga qeveria Kineze për të përgjuar vendet Perëndimore. Huawei vazhdimisht mohon akuzat.