Qeveria amerikane është e gatshme të ndalojë importet e naftës ruse në SHBA. Këtë embargo SHBA do ta bënte edhe pa mbështetjen e aleatëve evropianë.

Një vendim nuk është marrë ende, thotë për agjensinë e lajmeve Reuters, njëri nga dy personat e njohur me këtë çështje: “Por nëse ndodh, ndoshta do të jenë vetëm Shtetet e Bashkuara”, tha zyrtari qeveritar, i cili nuk donte t’i përmendej emri i tij, përcjell MekuliPress.