Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje ndaj qeverisë për emërimin e profesionisteve dhe jo aleatëve politikë.

Përmes këtij postimi kanë përshëndetur poashtu zyrtarët të cilët me nder i shërbejnë vendit, përcjell “Zeri.info”.

“Sot përshëndesim ata zyrtarë që me nder i shërbejnë vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje qeverisë së re të Kosovës të emërojë profesionistë me përvojë, e jo aleatë politikë”, thuhet në postim.

Ndërkohë gjatë ditës në shënimin e kësaj dite, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka uruar shërbyesit civilë për punën e madhe që kryejnë në të mirë të vendit.