Nga rubrika “Rregullat për një jetë të (pa)shëndetshme” – Oscar Wilde

Duhani: Cigarja është mjeti perfekt për kënaqësinë perfekte: të lë gjithmonë të pakënaqur.

Alkooli: Pas gotës së parë i shikon gjërat ashtu si do të doje të ishin. Pas gotës së dytë i shikon gjërat ndryshe nga ç’janë në të vërtetë. Pas gotës së tretë më në fund i shikon gjerat ashtu siç janë dhe kjo është gjëja më e tmerrshme në botë.

Shëndeti: Shëndeti i mirë është detyra e parë në jetë. Dhe unë mendoj se është e shëndetshme të kalosh kohë vetëm.

Gjumi: Ata që bien herët për të fjetur nuk kanë shumë gjëra për të menduar.

Pozitiviteti: Ji vetvetja, gjithë të tjerët janë të zënë.

Edukimi: Edukata është një gjë e admirueshme, por është mirë të kujtojmë herë pas here se asgjë që ia vlen ta dish nuk mund të na mësohet.

Jeta: Të jetosh është gjëja më e rrallë që njoh. Shumica e njerëzve thjesht ekzistojnë.

Romanca: Dashuria për veten është fillimi i një romance të gjatë.
Moda: Moda është një formë shëmtie kaq e patolerueshme sa jemi të detyruar ta ndryshojmë çdo 6 muaj.

Përgatiti: Elona Qose – MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress