Agjencia gjermane e inteligjencës ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë – AfD- si një entitet politik ekstremist. Sipas deklaratës së publikuar, shërbimi gjerman vlerëson se “koncepti i etnisë dhe origjinë që dominon tek anëtarët, nuk përputhet me rendin e lirë demokratik”.
Në vëmendje kanë ardhur deklaratat ksenofobike dhe anti-islamike të drejtuesve të partisë. Ministri i Brendshëm që po largohet, Nancy Faeser, ka deklaruar se nuk ka ndonjë ndikim politik mbi këtë vendim dhe se raporti i agjencisë ka 1 100 faqe me gjetje. Partia në fjalë ka siguruar së fundmi 20.8% të votave në zgjedhje dhe ka dalë e dyta pas CDU-së së kancelarit Merz.
Vendimi i jep të drejtë autoriteteve gjermane që të monitorojnë partinë, me masa si gjurmimi telefonik dhe përdorimi i agjentëve të infiltruar.
Në Kosovë “Lista Serbe” dihet hapur që ka lidhje me Beogradin dhe me elemente teroriste, po kjo parti akoma nuk është shpallur ekstremiste? Kush ka fajin këtu? Opozita e korruptuar e Kosovës, Gjykata Kushtetuese apo Qeveria?