“Nuk mund të ketë marrëveshje që e prek territorin. Mund të flasim për tema të tjera, ama jo për arritjet që i kemi bërë më gjak”, ka thënë Sherifi.

“Nuk mundet asnjë popull të nxjerrë në tavolinë atë që e ka fituar. Ne jemi kundër vizatimit të territoreve”.

“Interesi për marrëveshje është më i madh i Serbisë sesa i joni. Kjo marrëveshje e çon Serbinë drejt BE-së – por jo kjo marrëveshje të arrihet me çmim të territorit”.