Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 153 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, përmes një konference për media.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 153 pacientë, numri total i të shëruarve ka arritur në 4 mijë e 27 pacientë”, ka thënë Ramadani.