“Kam çuditur doktorin”! Historia e Edlira Ramës që arriti të mundë diabetin me ushqim dhe suplemente, në bazë të rezultatit te Testit të Intolerancës Ushqimore…

Edlira Rama është 42 vjeç dhe prej 5 vitesh ishte diagnostikuar me diabet.

Në fillim, e ka përjetuar shumë keq lajmin e sëmundjes, por më pas, sipas porosive të mjekut endokrinolog, ka nisur të mbajë një dietë të posaçme për diabetin, së bashku me ilaçet. Në fillim e ka përballuar shumë mirë, por 1 vit më pas sheqeri në gjak nuk i ulej pavarësisht përdorimit të ilaçeve.

Mjeku i ka rritur dozën, por sërish ka vijuar me të njëjtat probleme, madje më tepër të shtuara.

“Ndihesha pa energji, gjithë kohës e lodhur, shpesh me dhimbje koke, ndërsa fryhesha pas çdo vakti si një tollumbace”, thotë Edlira.

“Po mbaja me korrektesë një regjim me ushqime që u duhen diabetikëve, po merrja dhe suplemente, po ashtu edhe ilaçet, por nga dita-ditës po bëhesha më keq”, shton ajo, e cila nisur nga kjo gjendje ishte stresuar shumë.

Po ashtu, edhe vetë mjeku ishte “në hall” se si ta menaxhonte gjendjen e saj.

“Po provoje njëherë testin e intolerancës ushqimore, mos ke ndonjë ushqim që nuk ta pranon trupi dhe të bën këto luhatje të mëdha glicemie”, i kishte sugjeruar mjeku si shkarazi, pa e ditur se rezultati i këtij testi jo vetëm do të ishte zgjidhje për problemet shëndetësore që i ishin shfaqur, por edhe bëri atë për të cilin shumë mjekë janë skeptikë:

Mundi diabetin! Për më tepër, Edlira ka zgjedhur me dëshirë që të ndajë historinë e saj me të tjerët, që të mund të ndihmojë të gjithë ata/ato që po vuajnë si ajo dikur…

Përshëndetje Edlira, faleminderit që pranuat të ndanit historinë tuaj me lexuesit tanë…

Unë e ndjej për detyrë që të ndaj këtë histori me të tjerët, sepse e di që ka shumë si unë, që nuk gjejnë dot shkak pse kanë probleme shëndetësore, pse u lëviz sheqeri në gjak, pse kanë stres etj, pavarësisht se jetojnë sipas parimeve të ushqyerjes së një diabetiku.

Intoleranca ushqimore duhet të jetë e para për çdo person me diabet, nëse duan të shmangin komplikacionet në të ardhmen, por edhe për ta kuruar siç bëra unë.

Ka shpesh debat me mjekët se diabeti NUK kurohet. Ju thoni se e “kuruat”. A jeni e bindur?

Nuk është çështja a jam e bindur unë apo jo.

Unë di që vlerat e diabetit më shkuan 450 mg/dl dhe pavarësisht ilaçeve (merrja Metforminë) më uleshin deri 250 mg/ml dhe isha gjithë kohës shumë shumë keq.

Pasi bëra testin e intolerancës ushqimore, rreth 6 javë më pas unë stabilizova sheqerin në gjak dhe vazhdoj të jem 80-120.

Mjeku endokrinolog është çuditur, por më përgëzoi sepse i tregova që kisha mbajtur një regjim ushqimor fiks siç u këshillova pas testit të intolerancës ushqimore, si dhe realisht kam bërë aktivitet fizik.

Kam humbur edhe peshën, nga 89 kg, aktualisht jam 67 kg.

Pretendoj që të humb edhe 3-4 kg të tjera, por tani po bie vetë në mënyrë natyrale, pa dietë, vetëm me disiplinë ushqimore.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sa i përket kurimit të diabetit, nuk besoj se ka mjek që thotë se nuk hiqen ilaçet, në rast se bëhet një stil jete shumë i shëndetshëm.

Mjeku që ndiqesha unë psh, tha që kishte patur edhe raste të tjera, por që e vërteta është se duhet mbajtur nën kontroll.

Nuk duhet lejuar shtimi i peshës apo të vijohet sërish me jetë sedentare, me idenë “hëëëë, se e kurova tani diabetin”.

A mund të na thoni konkretisht, nga çfarë rezultuat intolerante, që ju e hoqët nga dieta?

Unë isha intolerante nga salmoni, nga sardelet dhe açuget, nga mishi i ipulës, nga boronica, nga selinoja, nga tërshëra etj.

Të gjitha këto, i kisha përdorur thuajse çdo ditë, sepse ishin të rekomanduara për diabetikë.

Madje mëngjesin e nisja me tërshërë dhe boronica, e pak kos.

Më pas, më rritej sheqeri në gjak, më fryhej barku, herë kisha kspëllëk e herë diarre, më merreshin mendtë, më dhimbte koka etj.

Pasi realizova testin e intolerancës ushqimore, i hoqa të gjitha këto ushqime dhe më pas, mora regjim ushqimor tjetër të përshtatshëm për mua.

Sa kohë më pas u përmirësuat?

Ah, këtu dua të them një detaj.

Në fillim, nuk ndjeva asgjë dhe u acarova, mendova se kisha bërë kot një analizë më tepër.

Dhe telefonova te numri ku kisha realizuar testin, ku më kaluan dietologen në linjë.

Ajo më tha: Mos nuk ke ndjekur ushqimet që të kemi dhënë, këshillat tona etj dhe nuk ke impakt?

Këmbëngula që JO.

Pastaj më pyeti sërish: Cfarë buke po merr?

Unë gjithë krenari i thashë: integrale, më të mirën!

“Po ne ju kemi thënë që e keni të ndaluar tërshërën dhe ajo gjendet te buka integrale”, më tha dietologia, ndërsa më pas m’u kujtua që ma kishte thënë dhe atë ditë që mora përgjigjien që të kisha kujdes nga bukët dhe të pyesja gjithnjë për bukë pa tërshërë.

Nga ana tjetër, dietologia më vuri në dukje edhe njëherë që duhet të shihja edhe etiketat e produkteve që konsumoja, për të cilën unë isha intolerante.

Unë i kisha shpërfillur ato, mendo edhe camaçakizin që konsumoja e kisha me kodin e etiketës që më kishin dhënë që unë isha intolerante.

Po ashtu edhe vajin e shtrenjtë të lulediellit që përdorja me shumicë, e kisha me etiketën që isha intolerante etj.

Pas këtyre këshillave, unë u bëra e përgjegjshme dhe nuk neglizhova më asnjë detaj.

Tani më pyesni për rezultatin (qesh). 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Rezultatin, na e trego?

Brenda 6 javësh kam stabilizuar sheqerin në gjak!

Ndërsa humbja e peshës ka ardhur më gradualisht dhe përveç ushqimit, kam shkuar edhe në palestër.

Gjatë3-4 javëve të para u “shfryva” si fillim dhe nuk ndjeva rënie të madhe, përveç 2 kg.

Pastaj, si me magji nga java në javë e shihja veten me kilogramë më pak, pa sforcime.

Sigurisht kam mbajtur regjim ushqimor dhe siç thashë isha në palestër, por ia ka vlejtuar:

Jam 22 kg më pak, në 4 muaj dhe kam hequr ilaçet e diabetit. Jam plot energji!

Çfarë mesazhi keni për lexuesit?

Sigurisht që mesazhi im është që ta bëjnë të gjithë diabetikët këtë test, por edhe ata që nuk vuajnë nga asnjë sëmundje e dukshme, apo janë vërtet të shëndetshëm.

Duke u nisur nga rasti im, psh unë kisha pasur edhe mungesë kromi në trup që është një mineral thelbësor për diabetikët.

Po ashtu edhe disa minerale të tjera apo antioksidantë, vitamina etj.

Unë, përveç ushqimit që më bënte mirë, mora edhe kromin dhe elementët e tjerë që më mungonin dhe kështu ndihmova vetveten të kurohem nga diabeti.

Unë nuk e dija se kisha mungesë kromi dhe asnjë mjek nuk i thotë një pacienti me diabet që ke këtë mungesë, apo atë mungesë…

Por vetëm të thonë “je me diabet, hajt mos u mërzit, merri këto ilaçet, apo nis insulinën”. Pastaj vazhdojnë me ca fjali standarte: mos pi duhan, mos pi alkool, mos ha sallam, mos ha të skuqura… gjëra shabllon që i dimë të gjithë, edhe vetë mjekët as i zbatojnë për vete.

Dmth sikur “të recitojnë”.

Unë nuk e di nëse ky test ka patur këtë impakt të mrekullueshëm tek të gjithë ata që e kanë bërë, siç ka ndodhur me mua.

Sigurisht, kam dëgjuar plot dëshmi të tjera si unë.

Mbase ka edhe që nuk kanë pasur një magji kaq të fortë shëndetësore si unë, gjithsesi jam e bindur se i kanë bërë nder vetes.

Minimalisht e dinë se çfarë u bën dëm në trup, çfarë u mungon në trup.

Pastaj, “djalli fshihet në detaje”, duhet të jesh shumë shumë korrekt me çdo gjë, si me ushqimin, si me etiketat ushqimore nga të cilat jeni intolerante.

Nëse çdo gjë ndiqet me korrektesë, ka impakt, jam e bindur!

Pse jeni kaq e bindur?

Ju e dini pse jam kaq e bindur, por duket që po më ngacmoni që ta them edhe këtë publikisht.

Pas këtij impakti te unë, e gjithë familja ime ka bërë testin e intolerancës ushqimore.

Dhe, një tjetër person që gjeti “derman” me testin është edhe vjehrra ime, e cila vuante nga një kohë e gjatë nga kockat.

Muajt e fundit ajo rrinte e shtrirë dhe mezi lëvizte.

Me ndryshimin ushqimor që iu dha pas testit dhe suplementet specifike që i mungonin në trup, ajo tani del dhe shëtit çdo ditë nga Liqeni.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ashtu si unë, edhe ajo ka dëshirë që një ditë të tregojë historinë e saj.

Nuk di çfarë t’ju them tjetër, veçse: faleminderit me gjithë shpirt!

– Jeni mbipeshë?

– Keni dhimbje barku?

– Probleme të tretjes?

– Djegie dhe fryrje stomaku?

– Gastrite?

– Dhimbje kronike të kokës?

– Ankth, stres, depresion?

– Lodhje kronike?

– Fryrje të këmbëve dhe duarve?

– Anemia?

– Jeni shtatzanë ose kërkoni të mbesni shtatzanë dhe dëshironi fëmijë pa defekte gjenetike?

– Keni femije me crregullim te spektrit autik?

– Keni probleme menopauze?

– Probleme me sëmundjet reumatizmale

– Mungesë përqendrimi?

– Alergji të lëkurës, Sinusit?

– Çrregullime në jashtëqitje?

– Probleme hormonale?

– Keni toksina në trup?

– Mungesa Vitaminash?

– Mungesa Mineralesh?

– Keni rrezatime?

– Pagjumësi?

– Luhatje emocionesh?

– etj?

* Bëj Testin e Intolerancës Ushqimore, zgjidh SAKTE problemin e shëndetit vetëm me Ushqim.

Testi bëhet përmes fijeve të flokut, ku analizohet deri në ADN rrënja e tij, duke zbuluar ushqimet intolerante dhe problemet shëndetësore.

* Nëpërmjet Testit të Intolerancës Ushqimore në ADN kontrollohen 600 lloje ushqimesh dhe 200 minerale, aminoacidet, radiacionet, valët e celularit, vitamina apo ndotësish ambjentalë, të shoqëruar me dietën përkatëse të personalizuar.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress