Nga Nexha Gjema
Autorja e emisionit të mirënjohur TABU!
Sheshi i vjeter dje ishte i zbrazet,(perpos kafeve), ndersa Sheshi i ri i mbushun perplote! Dmth, arritja eshte kjo: u zhvendos sheshi!
Ne situaten sot, edhe Londra na e ka lakmi 😉. Edhe pse i ka afro 9 milion banore, ajo nuk ka shesh me te gjate se sa Prishtina! 👏
Zhurma: Kafet e vogla nga druri, secila leshonin muzike ne vehte, ani pse afer njana-tjetres me max 2m distance! Perderisa ne platformen e koncerteve, ndegjohej gjate gjithe dites nje album i Sabri Fejzullahuit i cili perseritej gjate gjithe kohes, po me ze me te larte se sa te atyre kafeve te vogla.
Pra, te ndalesh me pi nje pije, te eksplodon koka prej llojeve te muzikes te cilat shkojne pernjeher, cila ma pak apo me shume, e me zhanre te ndryshme dhe ke pershtypjen sikur ato shtyheshin me njana-tjetren! Dhe, e kupton se aty askush nuk perkujdeset per kete pike shume te rendesishme.
Ajri i ndotur: Me qe ky defrim po paguhet me sakrificen e madhe te qytetareve qe po ngecin ne trafikun e madhe periferik, duke liru helm per qytetaret, ndotja e ajrit ne Prishtine eshte alarmante!
Askush nga Komuna nuk brengoset per shendetin e qytetareve! Eshte duke u bere nje koktej i ndotjes, lirimi i dioksid karbonit, monoksidi i karbonit, dioksidi i sulfurit, oksidet e nitratit, metani dhe klorfluorkarboni …tek te cilat shkalla e perqendrimit dhe zgjatja e pranise eshte e mjaftueshme per te prodhuar nje efekt toksik apo ekotoksik. Mund te shkaktojne semundje, alergji, madje dhe vdekje njerezish, pa i potencu demet tjera te kafshet dhe natyra.
Jo, nuk jam duke e agzagjeru, m’besoni. Mire kishte me qene te e analizojne gjendjen ekspertet, e te japin me shume te dhena rreth ndotjes se ajrit dhe rrezikut ne Prishtine.
Une sepaku nuk jetoj ne Prishtine dhe daljen ne qytet mundohem me reduktu ne masen me te madhe.
Andaj, keni kujdes per shendetin tuaj sepse nuk eshte vetem fotografia ajo qe kenaq synin.