Një nga shkrimtarët më të njohur serbë, Svetisllav Basara, ishte mysafir në emisionin “Të dielën në dy” të televizionin kroat HRT.

Basara gjithashtu foli për Kosovën dhe përpjekjen e shtetit serb për ta kthyer atë nën sundimin e vet.

“Kam frikë se kjo nuk është realiste dhe kam frikë se nuk do t’u përshtaten atyre që avokojnë për kthimin e Kosovës. Mendoj se do të ishte skenari më i errët”, tha ai.

Ai foli edhe për protestat e opozitës serbe për rrëzimin e presidentit Aleksandar Vuçiq nga pushteti.

“Opozita dëshiron ta largojë atë, por nuk punon seriozisht në këtë drejtim”, tha Basara, transmeton KosovaPress.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress