Valdet Osmani nga shoqata e arkitektëve, ka goditur kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin, që sipas tij ai po bënë ‘gjenocid’ ndaj zonave të gjelbërta.

“Përpos Covidit që po na merr më të dashurit tanë nga neglizhenca e pushtetit, Shpend Ahmeti po i zhduk mushkërite e qytetit duke shkul çdo pemë e gjelbërim. Qeveria dhe opozita në Prishtinë po hesht ndaj shkatërrimit të qytetit tonë. Po ndaj me juve disa foto tash të gjenocidit ndaj gjelbêrimit dhe mirëqenies tonë dhe si ishte para Shpend Ahmetit.
Mediet tona vetëm me shesh merren dhe kushdo që kalon në zyret e tyre.
Hysen Durmishi a po ja dërgoni Inspektoriatin e Ministrisë Shpendit e ta ndalni gjenocidin e tijë sa se shkatërroi gjithë qytetin. Mund të bëni shumë kallëzime penale për plane zhvillimore e harta zonale, plane rregulluese me mikun e vet, leje të kundërligjshme etj. Qêllimi i tijë është profiti për dosta dhe për ta degraduar qytetin.”, ka shkruar Osmani në Facebook.