Në fund të vitit gjithmonë janë të rezervuara listat me shpalljen e më të mirëve. Kështu ka qenë edhe për bukurinë femërore
Kohë më parë, sipas hulumtimit të shkencëtarëve, Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë. Bella, sipas analizave të grupit të shkencëtarëve i cili merret me detajet më të imta, është shpallur femra më e bukur në botë me proporcionin perfekt të fytyrës. Proporcionet e fytyrës së saj me 94,35 për qind i përgjigjen “mesatares së artë”, përkatësisht proporcioneve të arta, masa të cilat paraqesin perfeksion fizik.