Elvis Hoxha

Pohime logjike mbi një vlerësim imoral

Ose: Së shpejti në mjekësi çmimi Nobel do t’i jepet shpikësit të ndonjë virusi shkatërrimtar për jetën njerëzore.
Ose: Nobeli nuk absolutizon letërsinë, por relativizon gjenocidin.
Ose: Nobeli po ia mbërrin suksesit të emrit paradoksal që mban. Pra, përveç armëve, po ngre lart edhe ata që e përdorin për agresion ndaj njerëzimit.
Ose: Sartri merr çmimin më të lartë të njerëzve për vlerësimin e duhur të teknokratëve të Nobelit.
Ose: Nobeli nuk ekzsiton siç e ka thënë Handke, i cili nuk mund të marrë një çmim që nuk ekziston.
Ose: Nëse çmimi Nobel do të ruajë vlerësimin e shkrimtarisë të pandikuar prej shprehjeve të ndjenajve të tjera, atëherë supozohet se letërsia ndërtohet mbi një ndjenjë të specializuar e jonjerëzore: pra, ju mund të urreni një njerëzim të caktuar, por të jeni gjithsesi shkrimtar i madh. Ju jeni shkrimtar i madh, por pa dhuntinë e dashurisë, ose medhuntinë e urrejtjes. Mund të gjeni në këtë rast edhe ndonjë çmim Nobel që i këndon skllavërisë, shfarrosjes së indianëve, kampeve të shfarrosjes, etj.
Ose: të jesh i talentuar të shkruash nuk do të thotë të jesh i talentuar të duash.
Ose: nëse çmimi Nobel për letërsi i jepet Handkes, përse moj i jepet çmimi Nobel për Paqe Milosheviçit.