Regjistri Publik i Internetit (PIR), i cili administron domainin .org, u shit në Nëntor tek firma private Ethos Capital për një çmim prej 1 miliardë dollarë.
Shitja kontroverse e domainit .org, përdorur nga organizata jofitimprurëse dhe fondacione bamirësie në mbarë botën, është bllokuar pas disa muajsh mosmarrëveshje.
Regjistri Publik i Internetit (PIR), i cili administron domainin .org, u shit në Nëntor tek firma private Ethos Capital për një çmim prej 1 miliardë dollarë.
Kritikë paralajmëruan se pronari i ri i domainit .org do ta përdoret për të gjeneruar të ardhurat duke u kushtuar organizatave jo-fitimprurëse miliona dollarë.
Por autoriteti rregullator për mbikëqyrjen e domainit ka refuzuar këtë transferim të propozuar. ICANN është përgjegjës për menaxhimin e domaineve të nivelit të lartë si .org dhe .com.
Autoriteti tha se ky ishte veprimi i duhur për tu bërë.
Vendimi i Shoqërisë së Internetit për të shitur kontrollin e domainit .org tek Ethos Capital nuk u prit mirë nga organizatat jofitimprurëse e as Kongresi Amerikan.
Një grup pionerësh të internetit kanë bashkuar forcat për të bllokuar marrëveshjen dhe për të ofruar një pronar alternativ për domainin.