Këtë herë nuk do të flasim për unazat e fejesës, por për ato aksesorë që i bëjmë pjesë të pandashme të përditshmërisë. Të mbash shumë unaza në duar: çfarë tregon kjo për ju?

Nëse ju pëlqen të mbaji unazë në gishtin tregues, atëherë shihet qartazi që e rëndësishme për ju është të bëni diferencën. Shumica e njerëzve nuk mbajnë unazë në këtë gisht, pasi ndihen jo komfort, por ata të cilët dëshirojnë të ndihen ndryshe, nuk i pengon aspak kjo.

Unaza në gishtin e mesit tregon se ju pëlqen tradicionalja. Shpesh shkoni sipas rregullave dhe ka raste që mund të dukeni mjaft konservativë në sytë e të tjerëve. Nga ana tjetër, karakterizoheni nga ndershmëria dhe e dalloni menjëherë kur dikush po ju gënjen. Jeni shumë miqësorë dhe të mirë ndaj të tjerëve.

Gishti i unazës flet vetë – ju prisni me padurim të tregoni se jeni duke jetuar romancën më të bukur. Rreth i thjeshtë, me diamantë apo tjetër formë klasike: asgjë nuk ka rëndësi para faktit se ju e deklaroni me krenari se krah jush gjendet njeriu i jetës. Më romantikë se kaq, nuk mund të ishit.

Unaza në gishtin e vogël tregon mbi të gjitha dëshirën ose edhe thjesht statusin e mirëqënies. Jeni shumë të hapur dhe dëshironi të shpalosni personalitetin tuaj në çdo lloj situate. Karakterizoheni nga serioziteti dhe maturia.