“Motra ime dhe unë jemi aq të afërta me njëra tjetrën, saqë ndonjëherë i mbarojmë fjalitë njëra tjetrës dhe harrojmë se cilat kujtime i përkasin secilës nga ne”. – Shannon Celebi

“Fëmija i parë në çdo familje ëndërron të ketë një vëlla apo një motër më të madhe për t’u kujdesur për të”. – Bill Cosby

“Mund të jeni aq të ndryshme sa dielli dhe hëna, por në zemrat tuaja rrjedh i njëjti gjak. Ti ke nevojë për të, po aq sa ka ajo nevojë për ty”. – George R.R. Martin

“Ku qëndron e bukura e çdo lajmi, nëse ti nuk ke një motër për t’i ndarë problemet e tua”. – James DeVries

“Një motër është një dhuratë për zemrën, një mikeshë për shpirtin dhe një thesar i çmuar që i jep kuptim jetës”.  Isadora James

“Të ndihmojnë njëra tjetrën është një nga rregullat e pashkruara në marrëdhënien midis dy motrave”. – Louisa May Alcott

“Motrat janë njerëzit që na mësojnë të drejtën dhe të gabuarën, mbi ligësinë dhe mirësinë, edhe pse ndonjëherë në mënyrë të ashpër”. – Pamela Dugdale

“Motra jote e di më mirë se babagjyshi, se kur ke bërë mirë e kur ke bërë keq”. – Linda Sunshine

“Prindërit të lënë herët dhe bashkëshorti e fëmijët e tu mund të vijnë me vonesë, ndërsa motrat do t’i kesh përherë pranë në çdo situatë”. – Jeffrey Kluger

“Motrat që thonë se nuk zihen asnjëherë, me siguri janë ato që mbajnë të fshehta ndaj njera tjetrës”. – Lemony Snicket

“Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë”! – Abdullah ibën Mesud

“Të larguarit nga leximi i librit dhe marrja e informatave drejtpërdrejtë nga interneti, që është medium i pa kontrolluar me informata të pa verifikuara as shkencërisht e as fetarisht, është shndërruar në një epidemi sociale në shoqërinë tonë, që ka kaluar në metastazë te të gjitha kategoritë e njerëzve në shoqërinë tonë, si te të paarsimuarit, të arsimuarit, mësuesit, profesorët, studentët, gazetarët hoxhallarët etj”. – Jusuf Zimeri

“Shumë libra nuk kërkojnë mendime nga ata që i lexojnë ato, dhe për një arsye të thjeshtë; ato nuk bënë një kërkesë të tillë nga ata që i shkruan”.  Charles Caleb Colton

“Gjithçka që kam mësuar, e kam mësuar nga librat”. – Abraham Lincoln

“Të lexuarit, pas një moshe të caktuar, largon mendjen shumë nga kreativiteti. Secili njeri i cili lexon shumë dhe shfrytëzon trurin e tij shumë pak bie nën zakonin përtac të të menduarit”. – Albert Einstein

“Mos iu bashko djegësve të librave. Mos mendo se do të zhdukësh fajet duke zhdukur dëshmitë që ndonjëherë kanë ekzistuar. Mos ke frikë të shkosh në bibliotekën tënde dhe të lexosh çdo libër”. – Dëight D- Eisenhower

“Lexo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke lexuar. Mendo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke menduar. Bëj, çdo ditë, diç që askush nuk do të ishte tamam budalla për ta bërë. Është keq për mendje të jetë gjithnjë në njëzëshmëri”. – Christopher Morley

“Është mirë të dish si të lexosh, por është e rrezikshme të dish si të lexosh dhe të mos dish si të interpretosh atë që lexon”. – Mike Tyson

“Të mësosh të lexosh është të ndezësh zjarr; çdo rrokje që është shqiptuar është shkëndijë”. – Victor Hugo

“Çdo libër që e merr ka mësimin ose mësimet e veta, dhe shumë shpesh librat e këqij  kanë më shumë për të të mësuar se sa të mirët”. – Stephen King.