Shqipëria rezistoi heroikisht shekujt e përflakur
Avdi Ibrahimi
Shqiptarët rrjedhin drejtpërdrejtë nga ilirët, të cilët janë trashegimtarë të pellazgëve parahistorik, që kishin për perëndi Diellin dhe Zeusin perëndi e perëndive, dhe njerëzve, të cilin Homeri e njihte me emrin Zeusi pellazg Dodonas, sipas mitit ai ishte biri i Kronit dhe Reas.
Dodona konsiderohej si qendra e shenjtë hyjnore për pellazgët. Historia tegon se Iliria qysh nga mbërritja e romakëve, ju deshën tri luftëra për t’i mposhtur ilirët: vitet 229, 219, 168 para Krishtit. Pas mbizotrimit romak (168 – 396), afërsisht 563 vjet), ilirët mbetën nën Perandorin Romake, pas rënies së kësaj perandorie, Iliria u copëzua nga goditja e pushtetit administrative të Perandorisë Bizantine (395 – 1347, afërsisht 952 vjet).
Pas rënies së kësaj perandorie, 132 vite më vonë vendi i Ilirisë u pushtua nga Perandoria Otomane, (1479 – 1908, afërsisht 429 vjet). Si rrjedhojë e pushtimeve të tri perandorive, ilirët, më gjithë kryengritjet e parreshtuara dhe qëndresës legjendare të tyre, u sunduan dhe u coptuan trojet Ilire-Shqiptare, nën sundimin e të huajve mbetën për 1994 vjet më radhë *1, shto këtu edhe një shekull nën pushtimin dhe sundimin e sllavëve!
Sllavët do të gllabërojnë pjesën më të madhe të territorit thrako-ilir (nga Danubi deri në Epir dhe nga Adriatiku deri në Detin e Zi). Një pjesë e Ilirëve për ti shpëtuar shtypjës, dhunës, reprezaljeve, vrasjeve, masakrave dhe dëbimëve sllave, u strehuan në malet e etërve të tyre. Pjesa tjetër dhunshëm në emër të besimit ortodoks u sllavizuan plotësisht.
Ndaj nuk është aspak rastësi që në kulturën sllave u gjetën kostume ilire, zakone e tradita ilire, rapsod që këndonin me veglën muzikore lahutën ilire, këngë kreshnikësh si ajo e Akilit pellazg, Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, Gjeto Basho Mujit, Gjergj Elez Alisë, Oso Kukës…etj. si dhe disa mbetje të gjuhës ilire që i përvetësuan sllavët. Thënë ndryshe të gjitha pushtimet ishin të egra për Ilirinë, por pushtimi otoman kishte dallim nga dy pushtimet tjera (romak dhe ai bizantin), ngase islamizimi i dhunshëm i shqiptarëve (më shumë se dy të tretat), si rrjedhoj historike për shqiptarët solli pasoja të pallogaritshme për të ardhmën e vendit, pasi izoloi Shqipërinë dhe popullin shqiptar nga pjesa tjetër e Europës. Kjo gjë i konvenonte fqinjëve tanë grabitçar.
Mëgjithkëto padrejtësi të madhe që u përballën nëpër shekujt e përflakur ilirët-shqiptarët të kalitur për mbi pesmbdhjetë shekuj lufte dhe qëndrese, çetash luftëtarësh trima të pashoq në historinë e njerëzimit, ata zhvilluan parreshtur beteja të shumta lufte kundër pushtuesve të huaj, me një guxim të papeshuar në përmasa legjendare si të paraardhësve të tyre Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, mbretitit, Bardhyl, Agronit dhe mbretëreshës Teutë, kryelegjendarit Gjergjë Kastrioti Skëndërbeu, ky popull luftarak në mbrojtje të atdheut nuk u nënshtrua, nuk u gjunjëzua, ngase kishte dëshirën e zjarrtë dhe të fuqishme për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e tyre atërore, me një dashuri prush të ndezur ata mbrojtën dhe çliruan atdheun e tyre nga të huajt.
Fuqit e Mëdha europiane të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, coptuan Ilirinë – Shqipërinë, duke u dhënë teritore shqiptare për tu zgjeruar (Greqia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi). Por falë forces së zjarrtë të atdhedashurisë së shqiptarëve, vendi i shqiponjave i rezistoi heroikisht të gjitha përpjekjeve politikbërëse ndërkombëtare, europiane dhe ballkanike që deshën ta shuanin etnitetin shqiptar që ishin pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve dhe pellazgëve hyjnor, që mbijetoi për mbi pesë mijë vjet, duke u lënë shqiptarëve, mitet, legjendat, këngët, doket, zakonet, besimin hyjnor të Zeusit, duke u lënë shqiptarëve gjuhën e lashtë pellazgjike e cila përjeton përgjithmonshëm në shqipën e sotme.
Shqipëria dhe trojet shqiptare të ndara dhunshëm nga trungu i saj, nuk duhet të mbesin më pengu politik i Europës së sotme të bashkuar, të ndalin intrigat e tyre kundër Shqipërisë Etnike, politikat e tyre të bashkimit europian të mos jenë më fushbetejë e vatra krizash për të plotësuar interesat e fqinjëve tanë grabitçarë të pangopshëm (Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi), që etnia autoktone shqiptare që jeton denë baba denë në trojet e veta së pari të bashkohet më llojin e vetë, e pastaj në Bashkimin Europian, që të mos mbetët më mollë sherri dhe ngatërresave ndërkombëtare.
Të dëgjohët zëri i popullit shqiptar në shtetin amë Shqipëri, i atyre në Kosovë, i pjesës së shqiptarëve që jetojnë pa dëshirën e tyre nën sundimin e Greqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe zëri i gjithë atyre miliona shqiptarëve që jetojnë në mbarë botën, të kenë të drejtat dhe lirit kombëtare të barabarta me pupujt tjerë në botë.
Europa, SHBA-ja dhe faktori tjetër progresiv ndërkombëtar, të mos i detyroj politikanët shqiptarë të jenë pengu i intrigave dhe mashtrimeve të armiqëve shqiptar, për të bërë kompromise të dhimbshme në dëmë të atdheut e kombit shqiptar, në fund të fundit politikanë shqiptarë të koorruptuar, të shantazhuar dhe servil ndaj të huajit, që për interesat e tyre personale për të mbetur në pushtet, nuk ju shërbejnë as interesave të shteteve të fuqishme të botës, ngase ata nuk janë zëri i interesave të popullit shumë milionësh shqiptarë, ata janë zë i vetmuar dhe nuk kanë asfarë të drejtë të bëjnë pazare më tokat shqiptare apo të bëjnë aleanca Mini-shengenësh ballkanik me Serbinë për ta ringjallur fantazmën me ndikime ruse të ashtuquajturën, “Jugosllavi e Re”, që sërish Serbia shoveniste të shtypë të drejtat kombëtare shqiptare dhe të gllabëroj sërish aq sa mundë troje shqiptare! Iliria dhe Shqipëria janë sulmuar dhe pushtuar nga të huajt për shekuj më radhë, është rrënuar dhe plaçkitur arti fakte nga lashtësia jonë në shumë forma nga të huajt dhe nga ca tradhtarë shqipfolës.
Por është e ditur ditën për Diell se kurrë nuk është nënshtruar dhe s’ka pranuar e nuk do të pranoj për asnjë çmim robrin nga i huaji. Për këtë janë dëshmi të shumta mbi pesë mijë vjeçare të historisë që nga lashtësia e deri në ditët tona, se për liri e të drejta kombëtare askënd se falë shqiptari, qoftë ai armik i mbrendshëm apo i jashtëm.
Më 23 Dhjetor 2019, Prizren.
*Mathieu Aref autor ilibrit: “Shqipëria (Historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”. Po aty faqe 115.