Rita Ora është këngëtarja shqiptare e cila nuk e harron asdhenjëherë identitetin e saj kombëtar. Ishte viti 2012 kur ajo bëri disa projekte muzikore shumë të suksesshme, një prej të cilave iu dedikua Kosovës.

Bëhet fjalë për këngën “Shine Ya Light”, të cilën ajo ia dedikoi vendit të saj, duke i treguar botës pamje nga shteti më i ri i Ballkanit.

Të enjten janë bërë nëntë vite që kur kjo këngë është publikuar, gjersa një rikujtim nga vet këngëtarja Ora nuk mungoi.