Belgjika po përgatitet që të hapet dhe qeveria ka përgatitur masat lehtësuese.
Sipas rregullave të reja, qytetarët janë të detyruar të zgjedhin vetëm 4 persona, të afërm ose miq, që lejohen t’u shkojnë për vizitë në shtëpi.
Kjo listë me 4 persona, pasi është përzgjedhur, nuk mund të ndryshohet sërish.
I konsideruar si “sistemi i miqve”, ky rregull do të prezantohet nesër gjatë një feste kombëtare në Belgjikë. Sidoqoftë, edhe ata persona që do të jenë në listën e miqve do të duhet të respektojnë distancimin fizik.
Qeveria belge ka përcaktuar kufirin prej 4 personash për të pasur më të lehtë gjurmimin në rast të shpërthimit të një infeksioni.
Kryeministrja Sophie Wilmes ka paralajmëruar qytetarët që të zbatojnë rregullat në të kundërt rrezikojnë një valë të dytë pandemie dhe rikthim të masave të ashpra.
Të hënën do të hapen të gjitha dyqanet në Belgjikë me rregulla të ashpra të distancimit fizik.