Një grup militant irakian, i përkrahur nga Irani, e sulmoi ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Irak në ditën e fundit të vitit 2019. Sulmi vazhdoi edhe të nesërmen, më 1 janar. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se prapa këtij sulmi qëndron Irani dhe se ky shtet do të paguajë një çmim të lartë.

Të premten e kaluar, më 3 janar, komandanti iranian i forcave Kuds, Qasem Soleimani, u vra përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane, në kohën kur po udhëtonte me veturë pranë aeroportit të Bagdadit.

Shtetet e Bashkuara e kishin fajësuar gjeneralin e vrarë për dhjetëra sulme kundër forcave amerikane.
Irani reagoi ashpër ndaj këtij sulmi, duke u zotuar se do të hakmerret për vrasjen e ushtarakut të lartë.

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ky shtet e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj dy bazave ushtarake në Irak, ku ndodhen forcat amerikane dhe forcat e vendeve të tjera aleate.
Pyetja është se edhe sa kohë do të heshtin Rusia dhe Kina. Këto dy superfuqi nuk do të shkojnë në anën e SHBA, kështu që ka potencial të kemi një luftë katastrofike, shkruan MekuliPress.