Arbër Zajmi

Si funksionon logjika diktatoriale, apo ajo e abuzimit me pushtetin?

Një portal i qeverisë së kaluar po e trajton rastin e një oligarku i cili publikisht i ka urdhëruar punëtorët të votojnë partinë e ish-pushtetit. Më pas oligarku, e ka pushuar nga puna një punëtor vetëm pse ka thënë se do të votojë Vetëvendosjen. Sipas portalit, viktima në këtë rast është oligarku.

Me Vetëvendosjen në qeveri, bizneset do të respektojnë ligjin dhe punëtorëve do t’u garantohen të drejtat. Askush nuk do të përndiqet, askush nuk do të vuajë pse voton një subjekt apo një tjetër.