Si funksionon propaganda?

Endri Tafani

100 televizione tek ndërtimi 20 vjeçar pa leje i Mihalit. Gazetarët lexojnë komentet e njerëzve të pakënaqur nga Mihali dhe ndërsa pakënaqësia e publikut rritet, jepen live pamjet e fadromave që e prishin ndërtesën.

Dhe njerëzit kënaqen. Urrejtja e tyre u shpagua nga shteti. Bravo shtet që ia prishe ndërtimin Mihalit.
Ndërkohë Tirana me 1 milion banore është pa ujë. 0 televizione tek dera e bashkisë. Asnjë lexim i komenteve në internet të njerëzve të pakënaqur dhe frustruar. Asnjë pamje e çezmave bosh. Asnjë pamje e premtimeve elektorale për 24 orë ujë. Asnjë pamje e veprimit të shtetit. Thjesht ky problem nuk ekziston.


Mirë se vini në propagandën e shekullit 21! Mos harroni të votoni kundër Mihalit herën tjetër. Ai është e keqja juaj.