Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin patën një përplasje të fortë në telefon vetëm katër ditë përpara se forcat ruse të pushtonin Ukrainën 24 shkurtin e kaluar. Së fundmi është publikuar një regjistrim ‘bombë’, i cili zbulon bisedën shumë të tensionuar mes 2 liderëve botërorë.

Në bisedë, presidenti francez i ka thënë homologut të tij rus lidhur se duhet të negociojë me separatistët pro-rusë. Madje në një moment ai i ka ngritur zërin duke i thënë: ‘Nuk e di nga e kanë mësaur ligjin ndërkombëtar avokatët tuaj?!’

“Nuk e di se cili avokat do t’ju thotë se në një vend sovran, tekstet e ligjeve propozohen nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike”, i ka thënë ai.

Shkëmbimi i tensionuar përfundoi me Putinin që deklaroi se ishte në palestër për të luajtur hokej mbi akull dhe i ka mbyllur telefononin, duke mos pranuar gjithashtu edhe kërkesën që të zhvillonte një takim me Presidentin amerikan, Joe Biden.

“Kjo nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës”, i ka thënë shumë i tensionuar lideri i Kremlinit Putinit.

Ai i ka sugjeruar sërish Macron-it të negociojë me separatistët, teksa francezi thuajse duke ulëritur i ka thënë se: “Ne ‘as nuk na plas’ për propozimet e separatistëve!”