Shumë pyesin, si ka mundësi që nga një vend aq të pasur si Shqipëria emigracioni është kaq masiv?!
Albert Pepaj
Janë miliona pse, po ja ku i kemi disa të freskëta:
- Në spitalet tona pajisjet i strelizonte vetë stafi i spitalit me kosto 2.5€/set. Sot ato i sterilizon një subjekt privat me kosto 30€/set. Për më tepër, pasi i strelizon, mbetjet spitalore i depoziton në lumin më të afërt.
- Që nga rënia e regjimit diktatorial e deri sot kemi luftuar për një sistem të ri në Drejtësi. Dje ai u krijua dhe sot Prokuroria Speciale dha vendimin e parë të saj [Vendimin për pezullim hetimesh për disa Gjyqtarë të cilët i kishin zbritur dënimin një krimineli që vrau 4 policë në mes të ditës me diell, nga 100vjet burgim, në 25].
- Si popull, në Shqiptarëve na ka shoqëru ndarja fizike për mijvjeçarë me rradhë. Para një dekade ndërtuam një autoudhë që na lidh fizikisht (pjesërisht) me të afërmit tanë (Kosovën). Së fundmi qeveria ia jep për kujdesim këtë vepër ndërtimore një kompanie, e cila investon 20% të të ardhurave në mirëmbajtje.
- Një gazetar pyet Kryetarin e Kryeqytetit se cila ishte dhurata e tij për qytetarët e tij këte vit. Me krenari Kryetari përgjigjet “Rrënimi i Teatrit Kombëtar, simbol i bukurisë arkitentonike dhe produktivitetit artistik dhe në vend të tij do ndërtonte një kullë. 3 katet e para Teatër, 6 të tjerat banim. Justifikimi është mungesa e parave edhe pse zyrtarisht, Shqipëria humbet 14% të buxhetit nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni në administratë.
- Sot Kryeministër kemi një individ i cili u rrah krahët (lavdëron) kriminelëve me kollare ndërkohe akuzohet direkt për vjedhje 500milionshe. Në anën tjetër Kryetar Opozite kemi një individ të akuzuar për vrasje protestuesish, vjedhje 200milonshe dhe shitje territoresh.