Si kinematografia shqiptare, ra në duart e Mamaq-rave?

Më kujtohet një dialog me një kryetar shoqate të ish-persekutuarëve, shumë vite më parë në një takim publik.
Më pyeste se pse vallë kishin dështuar në kauzën e tyre?
Përgjigjia ime atëherë, tani dhe gjithmonë, ka qenë #sistemike sepse ka të bëjë me #përqasjen ndaj fenomenit!

Ish-të persekutuarët përqendruan gjithë kërkesat e tyre tek dëmshpërblimi ekonomik, tek bursa studimi, kthim prone etj.
Në sytë e popullit, kjo nuk la shije të mirë, pavarsisht drejtësisë së kauzës. Kasta (mediat dhe kleri i saj) përdorën mirë këtë kartë, pët të:
1) krijuar si tumorre dhjetëra shoqata duke përçarë ish-persekutuarit (disave iu jepeshin pasuri e disa jo)
2) portretizuar ish-persekutuarit si oportunistë që kërkonin privilegje, ndërsa i gjithë populli shqiptar është në mjerim e varfërim.
Sot pas 30 viteve duhet të themi se kasta pati sukses, jo vetëm duke mos ua dëmshpërblyer padrejtësitë, por duke përçarë vetë ish-persekutuarit e zbehur rolin e rëndësinë e tyre.

Ky ishte gabimi në përqasje!
Ish-të persekutuarit duhet të kishin luftuar që të trasfomonin dënimin e diktaturës komuniste në kauzë për të #gjithë popullin shqiptar, e jo ta kufizonin rreth vetes së tyre.
Ata kishin të drejtën+detyrimin për të qenë pjesa propulsive e ndryshimit të kursit demokratik.
Duhet të kishin kërkuar në Kushtetutë, dënimin e diktaturës komuniste.
Vënien në gjimnaze të një lënde kundër genocidit komunist.
Hapjen e dosjeve me çdo kusht dhe demaskimin e ish Nomeklaturës dhe largimin nga jeta publike.

Nëse kjo kthehej në kauzë kombëtare, populli shqiptar pranonte dhe kërkesat legjitime ekonomike. Pra, nuk duhet të #kërkonin si lëmoshë atë çfarë u përkiste si e drejtë. Jo vetëm si dëmshpërblim por si kontribues me djersë (+gjak) në veprat më të mëdha publike kombëtare.
Nuk duhet të lejonin shkatërrimin e industrisë shqiptare (sepse djersë e popullit) por ta drejtonin dhe vinin në shërbim të kombit.

Dhe vijmë edhe tek industria e kinematografisë.
Korrigjimi i imagjinatës kolektive shqiptare rreth mizorive të komunizmit, nuk mund të bëhej pa ndihmën e super-armës së filmit.
Strategjikisht nuk duhej shkatërrimi i Kinostudios por vënia e saj në shërbim të së Vërtetës Historike! Jo rrënim të teknikës së akumuluar, shkollës dhe artistëve shqiptarë. Por rilindja e saj në formë të shëndetshme për popullin e kombin, formimin e artistëve të rinj me shkollë e jo halabakë e kllouna fugonash.
Në pamundësi të rolit të kinematografisë, shumë deformime të komunzimit mbetën të skalitur në filmat e vjetër, pa patur mundësinë që masat të krijojnë një tjetër përqasje e mendim në psikën e tyre. Çdo gjë të bukur e me vlerë e lidhin me diktaturën. Kurse banalen me demokracinë.

Por ish-të persekutuarit ende sot nuk veprojnë dot strategjikisht. Nuk kuptojnë dot trasformimin e #nomeklaturës komuniste në #oligarki neoliberiste, por vazhdojnë ende me receta të vjetra anti-komuniste. Të vjetëruara dhe aspak efikase ndaj virusit të ri.

Dhe erdhëm sot, 30 vjet pa industri kinematografie (ashtu si pa asnjë lloj industrie).
Ideologjia neoLiberiste i ka ndaluar Shtetit të kurojë e financojë #kulturën (edhe kinematografinë) duke ua besuar privatit dhe tregut. Zhduket kështu përgjegjësia sepse nuk mund ti kërkosh llogari privatit, financimeve private, apo impersonalitetit të tregut. Kritika pa përgjegjës trasformohet në kakofoni për masturbimin e masave.

Dhe ja ku erdhëm sot ku 30 vjet pa memorie kolektive.
Fenomene të rëndësishme si emigrimi masiv, urbanizimi, trauma kulturore e tranzicionit, libertinizmi i vlerave, papunësia dhe varfëria strukturore, krijimi i një oligarkie super të pasur, shkatërrimi dhe kotësimi i shkollës, degradimi i territorit etj etj PROBLEME nuk pasqyrohen në asnjë film.
Madje edhe në ato pak “filma” banalë, nuk trasmetohen vlerat shqiptare për të forcuar popullin, por krejt e kundëra.
U fryhen antivlerave të dekadencës, për të disgreguar indin social, përçarjen e komunitetit dhe zbehjen e ndjenjës dhe identitetit kombëtar.

Ja pse fenomeni i “mamaqi-rëve” bëhet me laps në dorë duke financuar e promovuar vetëm vemjet dhe toksinën ndaj shqiptarëve. Jo vetëm me filma por emisione dhe çdo produkt kulturor që plazmon e neutralizon masat, nën një injorancë sistemike e strukturore.
Ashtu si mjerimi dhe varfërimi i tyre.

Ja pse ende sot, të gjithë shajnë mamaqi-rat e radhës, por PAK kuptojnë+kritikojnë sistemin dhe mekanizmat e sundimit.

Ja pse SKLLAVËRIA do vijojë ende gjatë!
Shumë gjatë, deri sa lufta nuk bëhet kundër sistemit, por kllounave e zarave të pushtetit oligarki neoliberist neokolonialist!