Si mund të mbrohemi nga manipulimi i medias, shtron pyetjen MekuliPress?

Këtu po e aplikojmë “metodën Chomsky” duke u shtuar fjalimeve thjesht një “nuk”.

Për shembull:

“po bëj shtet” ➡ “nuk po bëj shtet” “mendoj për popullin tim” ➡ “nuk mendoj për popullin tim”

“fajin e ka populli” ➡ “fajin nuk e ka populli”

“do luftojmë monopolet” ➡ “nuk do luftojmë monopolet”

“do hapim vende pune” ➡ “nuk do hapim vende pune”

“do rrisim rrogat dhe shërbimet publike” ➡ “nuk do rrisim rrogat dhe shërbimet publike”

“vendi ka opozitë” ➡ “vendi nuk ka opozitë”

“vota është zgjidhja” ➡ “vota nuk është zgjidhja” …

Në kohën kur mediat janë në duart e një oligarkie, çdo lajm prodhohet për t’i shërbyer sistemit duke përmbysur realitetin, shkruan MekuliPress.

Metoda më e mirë është ri-përmbysja e lajmit për të kuptuar realitetin. Ashtu si këshillon Chomsky, dikur Orwell, mjafton që të aplikojmë pak matematikë. Nëse ekuacionit i është dhënë artificialisht një vlerë negative, mjafton që ta shumëzojmë po me një vlerë negative për ta rikthyer në gjendjen normale. Në rregullat gjuhësore, kjo mundësohet nga parashtesa mohuese “NUK”.

Sigurisht kjo nuk është e vetmja vaksinë pasi industria e dizinformimit është pa fund. Psh media parazgjedh “cilin” lajm të publikojë e cilin të fshehë. Ose, e relativizon, përqeshë duke zbehur përgjegjësitë etj. etj,.