Fëmijët ditët e sotme gjithnjë e më tepër po heqin nga duar lodrat prej vërteti e po shkojnë drejt lojrave elektronike. Bëhen thuajse të varur nga ekranet e tabletëve, celularëve apo aparateve posaçërisht për lojra si xbox apo playstation dhe nuk kanë interes për të luajtur me moshatarët e tyre. Refuzojën të dalin me prindërit vetëm e vetëm të luajnë me orë të tëra në shtëpi. Po zëvendësojnë “realitetin” me hapësirat virtual dhe janë vetë ata me dëshirën e tyre që nuk duan të luajnë jashtë, si mund të jetë në natyrën e një fëmije. Kjo gjë nuk duhet lejuar.

Prindërit mjaftojnë t’i kenë fëmijët pranë, t’i shohin që janë mirë dhe mendojnë se janë të sigurtë. Por kjo gjë nuk është e shëndetshme për ta. Orët e tejzgjatura që fëmijet kalojnë në kompjuter dhe përmbajtja e atyre lojrave janë dy faktorët që ndikojnë negativisht në sjelljet e vogëlushit tuaj.

Shpesh herë prindërit nuk i respektojnë kufijtë e moshës në lodra të ndryshme dhe ndërkohë që një lojë ka moshën e përdorimit 12 vjeç e sipër një nënë mund ta blejë për djalin e saj 8 vjeç. Aktet e dhunshme dhe përmbajtjet e papërshtashme denatyrojnë sjelljet e një fëmije.
MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress