Të bëhesh prind është një nga përvojat më mrekullueshme të jetës. Ardhja në jetë e një fëmijë sigurisht që i gëzon të dy prindërit. Mirëpo, siç ndodh zakonisht me njerëzit e rinjë që njohim,  duam të qëndrojmë gjatë me ta. Njësoj ndodh edhe më fëmijët kur sapo lindin. Ata e marrin të gjithë vëmendjen, sidomos të mamave. Babi duket sikur kalon disi në plan të dytë (pa dashje). Nënat edhe për shkak të lodhjes, netëve pa gjumë, nuk e kuptojnë që ndoshta po e dëmtojnë marrëdhënien e tyre në çift. Në do t’ju vijmë në ndihmë me disa këshilla se si ta mbani gjallë dashurinë edhe pasi të bëheni prindër:

Programoni takime romantike

Pragramoni takime dashurie. Mos harroni që ju jeni dy njerëz të dashuruar që keni sërish nevojë për takime romantike. Caktojeni një ditë në javë për t’ia dedikuar vetëm lidhjes suaj.

Bisedoni

Komunikimi është baza në çdo marrëdhënie. Flisni me partnerin tuaj teksa fëmijët janë në gjumë. Tregojini se çfarë ju mundon, ose thjesht flisni se si ka shkuar dita juaj.

Bashkëpunimi fizik është i rëndësishëm

Prekja ka një ndikim kaq të madh në ndjenjën tuaj të mirëqenies në marrëdhënie, por kur bëheni me fëmijë, ju e transmetoni të gjithë dashurinë tuaj tek foshnja dhe shpeshherë e neglizhoni partnerin. Edhe një përqafim gjatë natës duket i pamundur kur në mes është një bebe. Sidoqoftë, një puthje në korridor, një përqafim në divan, gjëra të vogla mund të rindezin zjarrin mes jush.

Mbajini gjërat gjallë

Kultivoni “shaka” të veçanta dhe ritualet si çift. Edhe pse mund t’ju duket qesharake, shpikni një lojë ose një garë me bashkëshortin tuaj në mënyrë që të krijoni situata komike mes jush.

Jepini njëri-tjetrit kohë të lirë

Të gjithë prindërit i duan shumë fëmijët e tyre, mirëpo çdo prind ka nevojë për pak kohë të lirë për të fituar energji. Lëreni partnerin tuaj të lirë në mënyrë që të rimbushë bateritë dhe familja juaj do t’ju falëndrojë për këtë gjë.

Fikni teknologjinë

Pasi e zë gjumi fëmijën fikni çdo gjë: televizorin, internetin, dritat, çdo gjë. Bëhuni bashkë dhe vendosni një muzikë relaksuese. Thojini njëri-tjetrit sa shumë e doni, përpara se fëmija të zgjohet.