Nëse jeni duke kërkuar ide se si ta bëni jetën tuaj më të gëzueshme, ka shumë këshilla në qarkullim, shumica e të cilave do t’ju shtynin që të bëni më shumë, të mbani një ditar mirënjohjeje, të shkoni në palestër, t’i shihni të dashurit më rregullisht. Por sipas një diskutimi magjepsës të kohëve të fundit, mënyra më e mirë për të qënë më i lumtur mund të jetë e kundërta – “merre shtruar” dhe bëj më pak.

Biseda u krye midis gazetarit veteran si dhe shkrimtarit udhëtues Pico lyer, biokimistit të kthyer në murg budist, Mathieu Richard, dhe mikpritësit Guy Raz. Dhe ndërsa kjo treshe mund të mos tingëllojë si një burim i mundshëm urtësie për sipërmarrësit, diskutimi mes tyre ofroi shumë urtësi nga e cila mund të përfitojë shumëkush.
Për të qënë më të lumtur bëni më pak
Stresi, sipas të gjithë debatuesve, është “një murtajë” moderne. Por që është diçka që ka një kurë të thjeshtë: më shumë qetësi, ose në thelb, të bësh më pak dhe ndonjëherë edhe të mos bësh asgjë, megjithëse është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Lufta ndaj ngarkesave moderne  kërkon disiplinë dhe kohë, theksoi Richard, duke përngjasuar nevojën për t’u kujdesur për shëndetin tuaj nervor, me nevojën për t’u kujdesur për trupin me ushtrime të rregullta.

“Unë dëgjoj gjithë kohës njerëzit të thonë se janë kaq shumë të zënë, si mund të marrin edhe 20 minuta të tjera?” thotë ai. Por nëse i jepni prioritet mirëqënies mendore atëherë ju mundeni – dhe duhet – të gjeni kohën. “Kur njerëzit nga Nepali vijnë në Paris dhe shohin njërëz që vrapojnë herët në mëngjes, ose ia hipin biçikletës për të shkuar “asgjëkundi”, ata mendojnë se këta janë të çmendur. Ata nuk kanë nevojë për këtë, për arsye se vetë vrapojnë përditë në male. Nëse 15 minuta palëvizshmëri ndryshon 23 orë dhe 45 minuta të mbetura në ditën tuaj, duke përfshirë gjumin marrëdhëniet tuaja njerëzore, atëherë kush është ai që thotë se nuk ia vlen?

Fuqia e palëvizshmërisë
Pse është palëvizshmëria kaq e fuqishme? Iyer shpjegon se hapësira mendore na lejon të rishikojmë ngjarjet e jetës, duke i kornizuar ato në një mënyrë më të shëndetshme dhe duke e përmirësuar dukshëm panoramën.
“William James, i cili është një nga psikologët më të mëdhenj të Amerikës, thotë: “Arma më e madhe që ne kemi kundra stresit është zgjedhja e një mendimi, në vend të një tjetri”, thotë ai. “Të zgjedhësh një mendim në vend të një tjetri ka të bëjë me stërvitjen e mendjes. Në fund të ditës ju mund të mendoni për të gjitha gjërat që kanë shkuar gabim, ose mund të mendoni për të gjitha të gjitha ato gjëra që ne i marrim për të mirëqëna, dhe që kanë shkuar në rrugën e duhur”.
Ose nëse juve jeni tipi që ju bind më tepër letërsia sesa shkenca, merreni shembullin nga William Shakespeare-it, të cilin edhe Iyer e citon: “Nuk ka asgjë të mirë ose të keqe. Eshtë mendimi që i bën të tilla”.

Si duket kjo palëvizshmëria në praktikë? Mund të jetë një praktikë formale meditimi (s’është nevoja për ndonjë fantazi) ose thjesht një zotim për të lënë më shumë hapësirë të lirë në ditën tuaj, për të përpunuar dhe reflektuar. “Unë përpiqem me vetëdije që të ruaj një lloj ekuilibri dhe jo thjesht të dorëzohem ndaj tërheqjes së momentit modern, e cila është zhytja në sa më shumë informacion, ndërkohë që nuk e dimë se cfarë të bëjmë me gjithë atë informacion”, shpjegon Iyer për përpjekjet e tij. “Kur i kthehem rutinës, unë përpiqem të mos e ndez televizorin. Kur jam në avion, ndonjëherë përpiqem të mos shoh ndonjë film, ose të lexoj ndonjë libër, por ulem aty ku jam. Çdo ditë ka momente të vogla kur na duhet të zgjedhim. A do të fusim më shumë gjëra, apo thjesht do t’i lirojmë mendjet tona për pak caste? Unë përpiqem të mbështetem tek kjo e fundit.
A lini ju, aq sa duhet palëvishmëri në ditën tuaj?/huffpost/