Jim Kwik, një trajnere për memorien, beson se harresa mund të jetë e kushtueshme për sipërmarrësit.

Për fat të mirë, parandalimi i harresës është më i lehtë nga sa mendoni. Pavarësisht nëse keni një kujtesë të mirë apo jo, kryesorja është të keni një memorie të stërvitur, thotë Kwik.

Këtu janë tre nga këshillat e Kwik për përmirësimin e kujtesës suaj.

Motivimi

Ka një arsye që mbani mend disa emra dhe të harroni të tjerë. Nëse mendoni se dikush do të jetë një lidhje e mirë biznesi, ka më shumë të ngjarë të mbani mend emrin e këtij personi. Gjeni motivimin tuaj për të kujtuar, sepse, shtoi Kwik, “arsyeja korr rezultate”.

Vrojtimi

Shumë njerëz fajësojnë harresën, por çelësi për të trajnuar kujtesën tuaj është në të vërtetë vëmendja, tha Kwik. Për t’u siguruar që do mbani mend atë që dëshironi, përqendrohuni të dëgjoni. Për shembull, jini dëgjues aktiv kur dikush po flet, në vend që të mendoni për përgjigjen tuaj.

Metodat

Kwik inkurajon njerëzit të kërkojnë mënyra të reja të të mësuarit dhe të mos mbështeten vetëm në metodat tradicionale që mësojnë në shkollë.

Praktika, madje edhe teknikat e thjeshta, të tilla si marrja e pushimeve pesë minutëshe, pirja e shumtë ujit dhe ushtrimi i mendjes, mund të përmirësojë kujtesën, sipas Kwik.

D.B – SCAN
Burimi: Business Insider