Dua te Votoj .
Si the ?! , jam emigrant dhe s’kam te drejt vote ?!
Po une nuk kerkova asgje nga ju , cdo gje e kam lene mrapa , bile as ujin nuk e konsumoj as dritat dhe as ajrin, por ketu nè emigrim sa here lodhem , merzitem , dashnia per vendin tone me qetson.
S’me besoni?! Pyesni milliona emigrant nga familjet tuaja te njejten gje do thojne.
Po mua me premtoj Pandeli Majko , ministri i emigracionit kur ishte ketu nè Michigan ! E kuptoj ai ka mbetur tek dentisti sepse ka dhemballen per mbushje.
Po me premtoj Lulzim Basha disa here , biles u betua dhe ne Kishen e Laçit. Dhe kte e kuptoj ai sesht i krishtere, duhej te betohej tek Mali Tomorrit.
Po me premtoj dhe Edi Rama , kur unë dergova nje dollar kur ra termeti.

Por nga Edi skam pritur kurre. Sepse ai te vetmin premtim qe mbajti keto 8 vite per popullin ishin tepsia ( bosh) dhe darja. Bini bini darjes, pa vadhtar.

Po pse emigrantet Kosovar votuan ?!
Çkemi ne te shqiperise ?! Apo jemi pjata lares dhe zdromsa.
Unë jam pak rrebel dhe ne jeten e perditshme kur nervozohem, shaj ose kur kam perballe ato qe me acarojne,

I shaj nga robt nga motrat nga familja nga te gjithe por ketu jo ,sepse duhet ruajtur etika, pastaj me thonj, me gure , me shkopinj ja thej ndertesat, makinat, ja djegu krevatat e bukura dhe flamujt e partive genjeshtare.

Nese Nese.
Po nje vote dua nje here nè kater vite kaq kerkoj.
Dikush me thote , hajde jeto me shqiperi po e deshte shqiperine.
Po une aty isha, linda u rrita , pastaj e dini ju si ndolli.
Nga unë qe emrin e kam “1 million emigrat “ , asnje te keqe s’keni pasur.
Unë kam ndihmuar, kam derguar kepuce , çadra , tesha , per familjen , kaq kisha mundsi.
Po me lejoni te votoj o te degjeneruar, o te pa shpirt , o njerez pa karakter dhe dinjitet , na lejoni .

Ju qe nuk keni dashni per vendin tuaj dhe silleni sikur te ishit profetet e izraelit, ju qe perdorni parfume Versace por bethen se lani, ju qe ngisni makina luksoze por thonjt nuk i prisni.

Po na leni te votojme, sepse Shqiperia ka nevoje per dashuri , ka nevoje per sa me shume Vota.
O Pandeli , O Luli, O Edi, asgje sdo gezoni, ne ditet me te bukura qe te mendoni se jeni , do humbisni dhe pushtetet, sepse veq kjo ju ka mbetur.
Dua te votoj.
Mark Deda.