Dylli veshit, është një agjent vetë – pastrues që prodhohet nga trupi. Mbledh të gjitha papastërtitë dhe bakteret ne vesh. Zakonisht, dylli del nga veshi me anë të përtypjes apo lëvizjeve të tjera të nofullës.
Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë që t’i pastrojnë veshët e tyre nga dylli. Por, në raste të tjera, dylli mund të grumbullohet dhe të ndikojë në të dëgjuar.
Simptomat e këtij bllokimi janë:
- dhimbje në veshin e prekur
- zhurmë në vesh
- ndjenjë sikur ke diçka në vesh
- një lloj arome që vjen nga veshi i prekur
- kollë
- marrje mendsh
Mënyra më e mirë për të pastruar dyllin e veshit është të bëni një vizitë te mjeku juaj. Por, nëse zgjidhni që ta pastroni vetë dyllin nga veshi, në kushtet e shtëpisë, atëherë mënyrat më të sigurta janë:
- Kompresa të ngrohta
Shtupat e pambukut mund ta shtyjnë dyllin më thellë në kanalin tuaj të veshit. Përdorini ato vetëm në pjesët e jashtme të veshit. Mundohuni të përdorni kompresa me ujë të ngrohtë për pastrimin e veshëve, por jo shumë në brendësi të tyre.
- Zbutës të dyllit të veshit
Shumë farmaci shesin ilaçe me pika për veshin, pa recetë, që shpesh e zbusin dyllin në vesh. Ato mund të përmbajnë:
- vaj mineral
- vaj bebesh
- glicerinë
- peroksid
- peroksid hidrogjeni
- salinë
Hidhni pikat e specifikuara në paketimin e ilaçit në veshin tuaj, prisni një kohë të caktuar, e me pas shpërlajeni veshin.
Gjërat që duhet të shmangni:
Shumë njerëz nuk kanë nevojë që t’i pastrojnë veshët në mënyrë rutinë. Dylli duhet të kujdeset vetë për vete. Nëse përdorni gjëra të vogla si shtupat e pambukut për pastrimin e veshit, mund ta shtyni dyllin thellë në kanalin e veshit, duke e bllokuar atë me kalimin e kohës.
Gjithashtu nuk duhet ta irritoni veshin nëse:
- jeni me diabet
- keni një sistem imunitar të dobët
- mund të keni një çarje në daullen e veshit
- keni tuba në veshin e prekur