Kur bëhet fjalë për tradhëti njerëzit duket se ndahen në shumë grupe,
ata që tradhëtojnë fizikisht, ata që tradfhëtojnë mendërisht por nuk
marrin guximin kurrë ta bëjnë fakt të kryer, njerëzit që nuk e falin
kurrë tradhëtinë , ata që e falin, të tjerë që mendojnë se tradhëtia
emcionale dhe mendore është më e rëndë etj etj. Cilitdo grup t’i
përkisnit nëse jeni në një lidhje dashurie në fillim duhet të mësoni se
si tradhëton partneri juaj sipas shenjës së horoskopit.
Bricjapi
Kjo
është një shenjë moskokçarëse dhe hyn tek kategoria e njerëzve që
tradhëtojnë fizikisht. Mund ta dashurojnë partnerin, por kjo nuk i
ndalon së paturi një lidhje paralele. Ç’është më e keqja është se
bricjapi nuk e mendon dy herë se si ky veprim ndikon tek partneri apo
lidhja e tyre.
Ujori
Në ndryshim nga shenja
paraardhëse, ujori tradhëton mendërisht. Ata dashurojnë shumë lehtë dhe
ashtu siç u ndizet zjarri ashtu dhe u shuhet. Ndaj nëse kjo shenjë
tradhëton me mendje nuk do të thotë që po ju tradhëton pas shpine, por
thjesht mendon se po ndjen për një tjetër njeri.
Peshqit janë egoistë
dhe dinë shumë mirë si ta manipulojnë situatën. Vështirë të kapësh një
peshk duke tradhëtuar sepse janë shumë të kujdesshëm.
Dashi
është një natyrë aventuriere dhe të tradhëtuarit, përvojat e reja janë
pjesë e aventurës së tyre. Ata nuk e mohojnë këtë gjë, ndaj mos e merrni
shumë personale nëse ju tradhëton një dash, sepse sipas atij ai e bën
këtë për veten e tij.
Demi mesa duket qenka shenja
më besnike e horoskopit sepse nuk tradhëton kurrë. POR nëse e bëjnë do
të thotë që ata nuk ju dashurojnë më juve, por atë tjetrin/en. Pra kanë
arsye të forta.
Binjakët tradhëtojnë brenda rrethit
shoqëror dhe preferojnë njerëzit e njohur si nga ata dhe partnerët e
tyre , gje që rrit rrezikun që këta të fundit të kapen.
Gaforrja
tradhëton sepse është gjithnjë në kërkim të personit të duhur. Ngjan
pak naïve, por ja që gaforret kështu janë. Dhe pse janë të ndjeshme dhe
nuk do j’ua thyenin kurrë zemrën partnerit, ndodh që dhe kjo shenjë të
tradhëtojë.Kini kujdes sepse zbuloheni menjëherë.
Luani
nuk është një shenjat tradhëtare të zodiakut dhe kjo, jo sepse është
një shenjë besnike, por sepse nuk duron dot dramat që vijnë pas
tradhëtisë. Janë shumë të përmbajtur dhe rrallë ndodh të bien pre e
pasionit.
Virgjëresha duket se ka lindur për të tradhëtuar dhe kjo sepse janë mashtrues të lindur. Për peshoret vlen e njëjta gjë. Janë mjeshtra të mashtrimit dhe mund të mbajnë disa partnere njëkohësisht pa ngjallur dyshime.
Akrepi
i merr lidhjet shumë seriozisht dhe fatkeqësisht janë viktima të
tradhëtive (gjë të cilën nuk e thamë për shenjat e tjera që edhe
tradhëtojnë). Ata tradhëtojnë rrallë dhe kur ndodh një gjë e tillë
ndihen shumë keq.
Shigjetarët e marrin tradhëtinë si lojë dhe kjo gjë u duket argëtuese dhe sfiduese në të njëjtën kohë . Burimi: DAVID WOOLFE