Mësuesi Haki Taha mori pjesë në një takim të Bashkisë së Gjakovës, në fillim të shkurtit të vitit 1945, ku asistonte edhe Miladin Popoviçi. Në mbledhje një veprimtar i guximshëm i bëri këtë pyetje Miladinit: “Si u bë kështu z.Miladin që s’e mbajtët fjalën dhe nuk i zbatuat premtimet që na bëjshit, t’u thanë se Kosova do të jetë e bashkueme me Shqipërinë, ose do të ketë republikën e vetë me të tana liritë dhe të drejtat që ka një popull i lirë, kurse tani as flamurin tonë nuk po e lejoni të ngrihet!”. Miladini shpejtë iu përgjigjë: “Or ti shok, hala me këso ëndrra po e rreni veten?”.

Në këto çaste, Miladini u çua dhe doli jashtë, duke thënë se nuk më pëlqen ta dëgjoj këtë farë mbledhjeje, thirri përcjellësin dhe u nis për në Prishtinë. Në këtë mbledhje asistoi edhe edhe mësuesi Taha, i cili e dëgjoi deri në fund këtë bisedë të vrazhdë, doli jashtë i vendosur për ta dënuar këtë malazez të pabesë, i cili së bashku me shokun e tij, Mugoshën, kishin arritur të mashtronin rininë shqiptare në Kosovë dhe PKSh-në.

Ai arriti në Prishtinë dhe më 13 mars të vitit 1945 futet në ndërtesën e OZNA-së famëkeqe dhe me revole vrau në vend Miladin Popoviçin.

MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress