Arben LLalla

Asimilimi i shqiptarëve ortodoksë në grekë, por edhe në sllavë lidhet me dhunën fetare, e cila ka ndikuar si faktor kryesor në asimilimin e shqiptarëve ortodoksë duke u deklaruar grekë dhe sllavë. Kjo për t’u mbyllur gojën tipave si Panajot Barka dhe të deputetes së PS-së, Artemis Malo, e cila rrënjët i ka nga fisi Malo i çamëve nga Filati (familjet e sotme dropullite me mbiemër Malo që thirren se janë grekë kanë ardhur nga Filati, ata që mbetën atje u kthyen në myslimanë dhe u dëbuan nga grekët me gjenocidin në vitin 1944. Mundet Malot shqiptarë myslimanë dhe Malot ortodoksë grekë të bëjnë ADN për të vërtetuar se janë nga i njëjti fis?). Ndërsa Panajot Barka e di shumë mirë prejardhjen e tij shqiptare nga bregdeti i Himarës, por për dy aspra është bërë grek.

Vasil Zoto i njohur si Molossos ka lindur në Dhrovjan të Delvinës (1837-1912). Sipas Dhimitër Pilikës rrënjët e fisit të Zotos ishin nga Vithkuqi, por që ishin shpërngulur nga andej në vitin 1781. Dy vëllezër të Vasil Zotos jetuan e vepruan në Prizren dhe Tetovë dhe kishin lidhje vëllazërore 300 vjeçare, siç do deklaronte vetë Vasil Zoto. Familja e Vasil Zotos ishte vëllazëruar me familjen e Pashait të Tetovës, gjë që e shkruan në parathënien e librit në fjalë.

Vasil Zoto në librin “Iperotika Meletia” (Ηπειρωτικα Μελετια) “Studime Epiriote”, të botuar në Athinë më 1875 ia kushton vëllait të tij të origjinës dhe bashkëatdhetarit Mehmet Aqif Pashë Tetova (1822-1893), i cili ishte djali i Velijudin Pashës dhe nipi i Abdurrahman Pashës. Në vitin 1875, kur u botua libri dhe autori Molossos ia kushtoi Mehmet Aqif Pashë Tetovës, i cili atë vit ishte Ministër i Drejtësisë i Perandorisë Osmane.

Në parathënien e librit Vasil Zoto-Molosos i shkruan një letër Mehmet Aqif Pashë Tetovës, ku i rikujton edhe letërkëmbimet e familje së Pashait të Tetovës me familjen Zoto të vitit 1836. Fëmijët e fisit Zoto shkonin në Tetovë dhe qëndronin për disa muaj me pushime.

Fatkeqësia është se Mehmet Aqif Pashë Tetova lindi shqiptar, edhe pse i shërbeu Perandorisë Osmane ai u njoh gjithnjë si shqiptar-arnaut, ndërsa Vasil Zoto Molosos lindi shqiptar jetoi si shqiptar, por pas vdekjes u quajt grek, pakicë kombëtare greke e Dropullit. Ky është vetëm njëri rast se si shqiptarët e mirënjohur dhe të thjeshtë janë asimiluar në grekë.

Vasil Zoto-Molosos
Letra e Vasil Zotos

Pjesë nga hyrja e librit të Vasil Zotos

Triniteti i respektuar i Epirotëve të lavdishëm.

pasardhësit e thronit (për qeverisje) të Gegërisë Vezir, Musiri, Mehmet Aqif Pasha Efendi Tetovali, Kryetar i gjykatës se lartë të Stambollit. Shok i Origjinës dhe bashkëatdhetar.
Nga gjeneralët e Epirit. Gjenerali i Greqisë z. Spiridon Miljo. Nga Labët e Himarës.
Idealistin e luftës z. Kristaqi Zografo Efendi. Toska nga Origjina. Nga rrethinat e Gjirokastrës. Të respektueshëm me përkushtim Modhosos.
Lartmadhëri Vezir Mehmet Aqif Pashë Efendi

Desha të nderoj këtë libër me emrin tënd, të njohur në të gjithë Epirin e vjetër dhe të Ri ose në Shqipëri dhe Arbëri, të se cilës je pasardhës i trashëgimisë së pasurive dhe të cilën nga babai qeverisë që në të dy kryeqytetet Janinë dhe Prizren. Në kofidencë dhe në njohjen personale me Ju dhe të rinovimit të shoqërisë së vjetër të paraardhësve tanë të Merhumit babait Tuaj dhe të Makaritit babait tim, të gjyshit tënd Rexhep Pasha dhe të gjyshit tim Stavro Zito, dhe të paraardhësve tanë deri në 300 vjet me radhë, si dhe shënime historike të paraardhësve të mi përmendin. I motivuar nga këto shënime bëra hapin e parë në këtë shkresë, u bëra studiues historie në lidhje me atdheun tonë, udhëtova në Prizren dhe Tetovë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, shkruajta me gjithë fuqinë sa dija dhe njihja saktësisht, dhe vendosa që t’i shpëtoj nëpërmjet kësaj, që dhe këto bashkë me shumë histori të tjera të lakmuese, por edhe pikëlluese të atdheut tonë, të mos humbasin në kohën e papërsëritshme. Hapat e parë pra të këtij dokumenti i përkasin Familjes Tënde të lavdishme, që ishte shkaku për të udhëtuar në Gegëri që të lehtësoj kujtesën tënde më tepër, dhe që të Ju kujtoj një nga shumë shërbime të paraardhësve të mi në banesën e trashëguar Tuajën, publikoj një nga shumë dokumenta zyrtare që mbizotëroj, dhe dua të publikohet në vazhdim. Është pra një dorëshkrim i improvizuar i xhaxhait Tënd Abdurrahman Pashës për babain tim, përfshinë kjo të gjithë historinë, është pra ky dorëshkrimi:

 

Mehmet Aqif Pasha
Letra e Abdarrahman Pashës për babain e Vasil Zotos, 1836

(Në arsyen tënde i imi Kocia Miço, të lajmëroj dhe të paraqesë, që me ardhjen e femijës tënd Zisit nga Korfuzi këtu, na solli një letër përgjigje nga shkëlqesia doktori z. Theriano, dhe duke parë të na paraqesë letrën e tij, që ardhja e të mësipërmit ser doktori varet nga urdhëri i të shëndrrerritshmit (shkëlqyesit) gjeneralit ser Konsko, nëpërmjet kësaj pra për këtë dërgojmë të tonin Rashit Aga me letra rekomandimi për gjeneralin paqësor Konsko,për t’i dhënë lejen paqësorit ser doktorit, si dhe i shkruaj dhe të njëjtit ser doktorit një letër lutjeje për t’u nisur bashkë me njeriun tim. Për hatrin tonë pra shko bashkë me njerëzit e mi, tevabinjtë që dërgoj në Korfuz, që të shohësh vetë gjeneralin paqësor dhe për sa ditë t’i japë afat paqësorit doktorit z. Therian, bëhu ti garant, mos të ndodhë që të harrohesh atje, derisa të kthehet mbrapsht paqësori doktor, qëndro peng dhe vërdallisu për hatrin tonë, dhe shpenzimet tuaja të jepen nga ana jonë, të gjitha sa bëhen i merr me të dytë nga Rashit Aga, që do kthehet me mjekun. Po të dërgoj një (Karabinë) Pushkë për gjeneralin Konsko dhe një Sexhade për gjeneralen (gruan e gjeneralit), një kalë dhe njëmijë groshë të mjekut për shpenzime që kur t’i hipi kalit dhe deri sa të vijë këtu. Tani, pra këtë të them, që do përpiqesh me gjithë forcat tuaja që të lartëpërmendurin doktorin ta nxjerrësh nga aty me çdo mënyrë që mundeni, dhe kështu na bëhet hatri dhe më shumë dhe për fëmijët e tu Ziso dhe Stavro, të mos merakosesh fare, dhe që i kam mirë. Vetëm doktorin dua me çdo mënyrë mundesh të përpiqesh të më sjellësh, këto dhe shëndetin e Zotit.

Qershor 6. Tetovë. ABDURRAHMAN PASHA Vali i Tetovës. (T.S.)
* Vërej: Panajot Barka le të urdhërojë, por edhe akademikët më të mëdhenj të Greqisë në përballje me faktet të vërteta, sepse gjysmë e vërtetë me një gjysmë gënjeshtre nuk mund të quhet asnjëherë e vërtetë.