103 vjet më parë një tren u largua nga Zyrihu për një udhëtim që do të hyjë në histori. Në bordin e tij, drejtuar për në Shën Petersburg, ishte Lenini dhe 31 revolucionarë të tjerë.

Vladimir Ilyich Lenini arriti në Bernë në vitin 1914. Ai u deklarua si i përndjekur politik. Lenini qëndron në kryeqytetin zviceran deri në shkurt 1916. Më pas ai shkon në Zyrih ku do të qëndronin për pak më shumë se një vit.

Arsyet për këtë veprim janë politike: Lenini ëndërronte një revolucion të armatosur dhe kërkon përkrahje për të përhapur mesazhin e tij dhe për të ndërtuar një lëvizje marksiste ndërkombëtare.

Socialistët e Zyrihut ishin më radikalë se kolegët e tyre të Bernës. Në brigjet e Limmat Lenini shpenzoi shumë kohë për të marrë pjesë në takimet socialiste, duke u përpjekur të bëj prozelitizëm, propagandë për konvertim. Në Zyrih ai shkruan “Imperializmi, faza supreme e kapitalizmit”, që u botua në vitin 1917.

Revolucioni i muajit shkurt e shtyu atë në Rusi në prill 1917. Qëllimi i tij është të krijojë “diktaturën e proletariatit”.

Por ka një problem: kthimi në shtëpi duhet domosdoshmërisht të kalojë nga Gjermania, atë kohë në luftë me Rusinë. Autoritetet në Berlin, megjithatë, shohin një aleat të mundshëm tek Lenini: fituesi i Revolucionit të Tetorit që e konsideronte konfliktin një luftë kapitaliste. Gjermanët shpresojnë se nga njëra anë Lenini do të destabilizonte Rusinë, së dyti, se me po të merrte pushtetin,  të nënshkronte një traktat paqeje me gjermanët, çfarë në të vërtetë do të ndodhë në mars të vitit 1918 me Traktatin e Brest-Litovskit.

Gjermania kështu organizon një udhëtim me tren të blinduar – për të shmangur kontaktin mes popullsisë gjermane dhe revolucionarëve ruse. Në tren ndodheshin 32 vetë, kryesisht bolshevikë, por edhe Bundistë dhe menshevikë. Treni largohet nga Zyrihu më 9 prill. Më 11 prill arrin në Berlin, pastaj vazhdon në Stokholm. Më 16 prill, ai më në fund arrin në Shën Petersburg, ku Lenini dhe shokët e tij janë mirëpritur triumfalisht.

Kryeministri britanik Winston Churchill, që bile ishte shumë kritik ndaj tij, shkroi: «Fatkeqësia e parë më e madhe e Rusisë ka qenë lindja e Leninit. E dyta në radhë ka qenë vdekja e tij».

Më 21 janar të vitit 1924 vdes Vladimir Iliç Uljanovi, i njohur më mirë si Lenin, “politikani më i rëndësishëm i shekullit të XX” sipas Enciklopedia Britannica.