Intervista e z. Rama në Financial Times ka prodhuar edhe një incident. Nëse në tekst thuhet se z. Rama ka deklaruar se “Kosova është bërë tokë e askujt”, më pas gazeta ka sqaruar se z. Rama e ka patur fjalën për Veriun e Kosovës.

Përtej këtij skrupoloziteti të gazetës në fjalë që tregohet kaq indulgjente me z. Rama, ne mund të imagjinojmë p.sh se çfarë do të ndodhte nëse një gjë të tillë do ta deklaronte Sali Berisha. Nëse ky i fundit do të kërkonte që KFOR të merrte kontrollin e Veriut.

Sa herë do dilte në skenë UDB-ja, “dhëndrri i Serbisë” etj. Ndërkohë që tani, as UDB-ja nuk del, as në Kosovë partitë nuk reagojnë ndaj kumbullave të kodoshit të Tiranës, po as edhe analistët që flasin për çdo gjë nuk ndihen.

Komb me dinjitet nuk ke çfarë thua! Edhe ngaqë nuk e kupton thellësinë e kësaj politike, e zgjedh të heshtë.