Sindikata e Pavarur e RTK-sē
Sindikata e Pavarur e RTK-sē informon Komisionin për Media të Kuvendit për ndērhyrjen brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu në aktivitetin sindikal me çrast është cenuar rëndē liria sindikale e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutë,  ligj e akte ndërkombëtare.
 
Sindikata e Pavarur e RTK-së në përbërje të kryetarit Fadil Hoxha, kryesisë Albana Haxhimustafa, Adriana Morina, Dzevahira Kolenovic, Driton Beqiri dhe Muharrem Saraxholli kanë takuar sot në ambientet e Kuvendit, kryetarin e Komisionit për Media, Valon Ramadani si dhe anëtaren e komisionit, deputeten Arbëresha Kryeziu.
 
Në kuadër të takimit, Komisioni për Media u informua për ndërhyrjen flagrante, të pashembult, të menaxhmentit të RTK-së në përmbajtjet e komunikatave të sindikatës tē cilat u morën si preteks për  degradimin e kryetarit tē Sindikatēs për pesë shkallē.
SPRTK theksoi se presioni ndaj përfaqësuesve sindikal është rritur dukshëm sidomos pas denoncimit tē parregullesive të shumta nga sindikalistët në organet e drejtësisë.
 
Kryesia kërkoi nga Komisioni për ndërmarrjen  e masave në mēnyrë që të rikthehet ushtrimi i lirë i aktivitetit sindikal në RTK i cili në rrethanat në të cilat gjindemi është e pamundur të ushtrohet. 
 
Në këtë takim u diskutua  për  emërimin në krye të komisioneve përzgjedhēse të menaxhmentit të një personi me përvojë shumë vjecare në agjencinë  shtetērore të lajmeve në  serbi “Tanjug”. 
Gjithashtu u ngritën shqetësime rreth buxhetit, pronēs, kushteve te rënda të punes si dhe mospërfshirjen e të punesuarve të RTK-së në ndihmën e Qeverisë prej 100 euro.
 
U diskutua edhe për  veprimet e paligjshme, dēshtimet, ofertēn e dobët prpgramore, favorizimin e një klani tē caktuar brenda RTK-sē dhe demotivimin e punëtoreve.